Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut me pajisje të re për pacientët me nevoja të veçanta

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala vizitoi sot Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për të ndjekur nga afër investimet moderne që po forcojnë sigurinë dhe cilësinë e shërbimit të transfuzionit.

Gjatë vitit 2025, MSHMS ka realizuar investime kyçe si pajisje e re për gjenotipizimin e grupeve të gjakut, në ndihmë të pacientëve me nevoja të veçanta transfuzionale dhe për parandalimin e sëmundjes hemolitike të fetusit dhe të porsalindurit.

Gjithashtu, gjatë 2025-ës, është bërë edhe digjitalizim i plotë i të dhënave dhe proceseve të dhurimit, testimit dhe shpërndarjes së gjakut, si edhe centralizim dhe automatizim i testimit të grupeve të gjakut, duke rritur cilësinë dhe ulur rrezikun e gabimit njerëzor.

Sipas MSHMS, për vitin 2025 numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut është në rritje me 12%, ose 16,5 dhurime për 1000 banorë, krahasuar me një vit më parë.

Burimi ATSH

Avokati i Popullit: Të ruhet pavarësia e Gjykatës së Strasburgut

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, së bashku me Komisioneren Vilma Shurdha, po marrin pjesë në Konferencën Vjetore të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Avokati i Popullit: Të ruhet pavarësia e Gjykatës së Strasburgut

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, së bashku me Komisioneren Vilma Shurdha, po marrin pjesë në Konferencën Vjetore të…