Kina merr kundërmasa ndaj kompanive dhe ekzekutivëve të lartë të industrisë ushtarake të ShBA-së

Kina njoftoi të premten një vendim për të zbatuar kundërmasa ndaj 20 kompanive ushtarake dhe 10 ekzekutivëve të lartë të industrisë ushtarake amerikane, në përgjigje të njoftimit të fundit të ShBA-së për shitjen e armëve në shkallë të madhe rajonit të Tajvanit të Kinës, sipas një deklarate të publikuar nga Ministria e Jashtme kineze.


Kina njoftoi të premten një vendim për të zbatuar kundërmasa ndaj 20 kompanive ushtarake dhe 10 ekzekutivëve të lartë të industrisë ushtarake amerikane, në përgjigje të njoftimit të fundit të ShBA-së për shitjen e armëve në shkallë të madhe rajonit të Tajvanit të Kinës, sipas një deklarate të publikuar nga Ministria e Jashtme kineze.

Ky veprim i ShBA-së shkel seriozisht parimin e “një Kine” dhe tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane, ndërhyn në punët e brendshme të Kinës dhe dëmton sovranitetin e integritetin territorial të Kinës, theksohet në deklaratë.

Të 20 kompanitë e përfshira në “Listën e objekteve të kundërmasave” janë “Northrop Grumman Systems Corporation”, “L3Harris Maritime Services”, “Boeing in St. Louis”, “Gibbs & Cox”, “Advanced Acoustic Concepts”, “VSE Corporation”, “Sierra Technical Services”, “Red Cat Holdings”, “Teal Drones”, “ReconCraft”, “High Point Aerotechnologies”, “Epirus”, “Dedrone Holdings”, “Area-I”, “Blue Force Technologies”, “Dive Technologies”, “Vantor”, “Intelligent Epitaxy Technology”, “Rhombus Power” dhe “Lazarus Enterprises”.

Dhjetë ekzekutivët e lartë të përfshirë në këtë listë janë themeluesi i “Anduril Industries” Palmer Luckey, zv.presidenti i “L3Harris Technologies” dhe zv.president e kryefinancier i “L3Harris Maritime Services” John Cantillon, presidenti e kryezyrtari ekzekutiv i “Advanced Acoustic Concepts” Michael J. Carnovale, presidenti e kryezyrtari ekzekutiv i “VSE Corporation” John A. Cuomo, presidenti i “Teal Drones” Mitch McDonald, themeluesi e kryezyrtari ekzekutiv i “Rhombus Power” Anshuman Roy, presidenti e kryezyrtari ekzekutiv i “Vantor” Dan Smoot, kryezyrtari ekzekutiv i “Dedrone Holdings” Aaditya Devarakonda, presidentja e “High Point Aerotechnologies” Ann Wood dhe bashkëthemeluesi e kryezyrtari ekzekutiv i “ReconCraft” Jay Hoflich.

Pronat e tyre të tundshme e të patundshme dhe lloje të tjera të pasurive brenda Kinës do të ngrihen dhe të gjitha organizatat e individët brenda Kinës do të ndalohen të përfshihen në transaksione, bashkëpunim dhe veprimtari të tjera me ta, ndërsa dhjetë ekzekutivëve të lartë do t’u mohohen vizat ose hyrja në Kinë (duke përfshirë Hong-Kongun dhe Makaon), sipas deklaratës.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me këtë në një konferencë të rregullt shtypi, një zëdhënës nga Ministria e Jashtme kineze theksoi se çështja e Tajvanit është në thelb të interesave thelbësore të Kinës dhe është vija e parë e kuqe që nuk duhet të kalohet në marrëdhëniet kino-amerikane.

Çdokush që përpiqet ta kalojë këtë vijë dhe të bëjë provokime mbi çështjen e Tajvanit do të ndeshet me përgjigjen e fortë të Kinës, tha zëdhënësi, duke shtuar se çdo kompani apo individ që angazhohet në shitjet e armëve Tajvanit do të paguajë çmimin për këtë veprim të gabuar.

“Asnjë vend apo forcë nuk duhet t’i nënvlerësojë kurrë vendosmërinë, vullnetin dhe aftësinë e qeverisë dhe popullit kinez për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial,” theksoi zëdhënësi.

Pala kineze i kërkon përsëri palës amerikane të respektojë parimin e “një Kine” dhe tre komunikatat e përbashkëta Kinë-ShBA, të zbatojë angazhimin e udhëheqësit të ShBA-së, si edhe të ndalojë lëvizjet e rrezikshme të armatimit të Tajvanit, pengimin e paqes e qëndrueshmërisë në Ngushticën e Tajvanit dhe dërgimin e sinjaleve të gabuara për forcat separatiste të “pavarësisë së Tajvanit”, tha ai, duke shtuar që Kina do të vazhdojë të marrë masa të forta për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin kombëtar, sigurinë dhe integritetin territorial.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

MEPJ: Shmangini udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Shmangini udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë…