Vengu: Prioritet, rritja e numrit të ushtarakëve profesionistë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes është ringritja e forcës aktive dhe rritja e numrit të ushtarakëve profesionistë.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes është ringritja e forcës aktive dhe rritja e numrit të ushtarakëve profesionistë.

Duke folur në një intervistë televizive mbi mundësinë e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Shqipëri, Vengu sqaroi se juridikisht ai nuk është shfuqizuar, por vetëm i pezulluar prej dekadash me vendim të Këshillit të Ministrave.

“Juridikisht, shërbimi ushtarak është ende diçka e mundur dhe e realizueshme në vendin tonë”, u shpreh Vengu, duke theksuar se aktualisht qeveria ka zgjedhur një tjetër qasje strategjike për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse.

Sipas ministrit, prioriteti i momentit është ringritja e forcës aktive dhe rritja e numrit të ushtarakëve profesionistë.

“Ne kemi menduar të ndjekim një strategji tjetër, ringritjen e forcës aktive dhe rritjen e numrit të ushtarakëve aktivë me 30% të personelit shtesë”, deklaroi ai.

Vengu theksoi se vendimmarrjet për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm lidhen edhe me sigurinë kolektive dhe angazhimet që Shqipëria ka si vend anëtar i NATO-s.

“Këto janë vendimmarrje që merren edhe në sensin e një sigurie kolektive, pasi nuk jemi të përjashtuar nga obligimet e NATO-s dhe nga kërcënimet që kemi, por për momentin nuk kemi marrë një vendim të tillë”, nënvizoi ministri.

Nga ana tjetër, ai shtoi se Forcat e Armatosura po punojnë për forcimin e komponentëve të tjerë.

“Po bëjmë ringritjen e komponentëve aktivë, shumimin e forcës dhe të forcës rezerviste, e cila është një mënyrë për të pasur kapacitete të plota në të ardhmen”, tha Vengu.

I pyetur nëse fushatat e rekrutimit shërbejnë si një lloj testi për reagimin e popullatës, ministri i Mbrojtjes u shpreh se ato kanë një rol të rëndësishëm për vlerësimin e kapitalit njerëzor në rang kombëtar.

“Fushatat e rekrutimit nga Forcat e Armatosura shërbejnë si një barometër për kapitalin njerëzor kombëtar. Në çdo fushatë kemi trefish kërkesa nga sa mund të akomodojmë, çka tregon interes të madh”, deklaroi ai.

Sipas Vengut, gjatë këtyre proceseve realizohen testime të shumta për kandidatët.

“Bëjmë testime gjuhësore, testim akademik, vlerësim të pjekurisë morale dhe të personalitetit. Kjo na jep një pamje të qartë të kapaciteteve njerëzore në rang vendi dhe është një instrument shumë i rëndësishëm statistikisht për gadishmërinë dhe përgatitjen e të rinjve shqiptarë”, theksoi ministri.

Ai u ndal edhe te arsimi ushtarak, duke sqaruar se qëllimi i Akademisë së Forcave të Armatosura shkon përtej formimit tradicional.

“Qëllimi me akademinë nuk është vetëm kurikula ushtarake. Ne po ofrojmë programe të dyfishta, brenda dhe jashtë vendit, si edhe kemi hapur një master të ri me Universitetin e Vlorës për specializimin e inxhinierëve në industrinë ushtarake”, përfundoi Vengu.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ismet Bellova – U shua zëri që i dha shpirt futbollit

"Lamtumirë, senator i fjalës dhe i emocionit!"

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ismet Bellova – U shua zëri që i dha shpirt futbollit

"Lamtumirë, senator i fjalës dhe i emocionit!"