Finalizohet marrëveshja për “Smart City”, Koçiu: 5000 kamera inteligjente në 20 qytete të vendit

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, gjatë aktivitetit të zhvilluar sot për nënshkrimin e marrëveshjes së zbatimit të projektit “Smart City”, theksoi se në të gjithë vendin do të instalohen 5000 kamera inteligjente në 20 qytete të vendit.


Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, gjatë aktivitetit të zhvilluar sot për nënshkrimin e marrëveshjes së zbatimit të projektit “Smart City”, theksoi se në të gjithë vendin do të instalohen 5000 kamera inteligjente në 20 qytete të vendit.

Sipas ministres, zbatimi i projektit të instalimit të një sistemi sigurie, përmes kamerave inteligjente, do ta rendisë Shqipërinë në nivelin më të lartë të teknologjisë edhe në këtë drejtim, duke sjellë standarde të larta monitorimi të rrugëve të qyteteve, shkollave e mjediseve të tjera publike.

“Ky është vizioni që nis të bëhet realitet nga sot nëpërmjet këtij partneriteti me një konsorcium lider në fushën e Inteligjencës Artificiale. Dua ta them qartë, sepse e meriton të theksohet: Me nënshkrimin e sotëm, Shqipëria bëhet pjesë e një elite vendesh, që e kanë kthyer Inteligjencën Artificiale në shërbim të sigurisë publike. Nuk është aspak rastësi, që sistemet e “Presight” aplikohen në 4 kontinente dhe në 19 shtete, përfshirë 3 nga vendet më të sigurta në glob, siç janë Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Jordania. Falë punës që nisim sot, Shqipëria do të bëhet vendi i parë në rajon, që do të ketë një sistem të integruar të sigurisë dhe menaxhimit urban, në 20 qytetet më të mëdha dhe në arteriet kryesore”, tha ministrja.

Koçiu theksoi se “Smart City” do të lidhë kamerat inteligjente, analizën e të dhënave në kohë reale, patrullimin, trafikun dhe reagimin ndaj emergjencave, duke vendosur theksin tek parandalimi dhe rritja e sigurisë për të gjithë.

Ministrja nënvizoi se me vënien në zbatim të projektit “përfitojnë përdoruesit e rrugës, sepse të fortët që ecin me shpejtësi, parkojnë ku të duan apo kalojnë me të kuq identifikohen dhe penalizohen në moment; përfiton qytetari, sepse rritet parandalimi dhe reagimi në kohë reale, në rrugë, në lagje, në hapësira publike; përfitojnë prindërit, sepse rritet siguria në shkolla dhe forcohet parandalimi ndaj fenomeneve që na shqetësojnë të gjithëve; përfitojnë bizneset, sepse rritet siguria e përgjithshme në komunitetet dhe hapësirat përreth tyre; përfiton Policia e Shtetit, sepse ul ngarkesën administrative, rrit efikasitetin operativ dhe forcon standardin e transparencës; përfitojnë shërbimet e emergjencës, sepse menaxhimi i trafikut, i ngjarjeve dhe i flukseve bëhet më inteligjent, më i koordinuar, më i shpejtë”.

Ky është thelbi i konceptit të qytetit inteligjent, nënvizoi më tej ministrja, “një hapësirë ku Inteligjenca Artificiale ndihmon të menaxhojmë, të parandalojmë dhe të përmirësojmë jetën e përditshme”.

Sipas Koçiut, Smart City është një projekt për Shqipërinë e së nesërmes.

“Për ta bërë realitet këtë koncept, do të vendosim mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete të Shqipërisë, nga Tirana në Sarandë, nga Shkodra në Gjirokastër. Këto nuk janë “thjesht kamera”. Janë sisteme të Inteligjencës Artificiale që analizojnë, identifikojnë dhe sinjalizojnë në mënyrë autonome”, tha ajo.

Po ashtu ministrja nënvizoi se “rreth 3 mijë kamera trupi do të instalohen edhe në uniformat e efektivëve të Policisë së Shtetit. Kjo do të thotë më shumë transparencë”.

Ministrja tha se “do të instalohen kamera dhe radarë inteligjentë, si edhe sensorë për matjen e zhurmës në arteriet kryesore të vendit. Pra, përpos syve, “Smart City” do të jetë edhe “veshi” që na ndihmon të dëgjojmë dhe të kuptojmë më mirë burimet e rrezikut”.

Duke iu referuar modeleve më të suksesshme dhe rezultateve të arritura në vende të tjera, Koçiu tha se pritshmëria e impaktit është: deri në 30% rritje zbulueshmërie për ngjarjet kriminale; deri në 45% reduktim të fataliteteve në aksidente rrugore; 30% më pak kohë e shpenzuar në trafik; 25% më pak kosto për menaxhimin e trafikut; 30% më pak ngarkesë administrative për Policinë e Shtetit, pra më shumë kohë në mbrojtje të qytetarit.

Marrëveshja u finalizua me “Presight AI” dhe partnerët e saj.

“Ne po ecim përpara, duke kthyer zgjuarsinë e teknologjisë në një forcë, që do ta udhëheqë vendin drejt vizionit tonë për një Shqipëri të sigurt, një Shqipëri Europiane”, tha ajo.

Marrë nga ATSH

92 vota pro deklaratës së Kuvendit: Kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon të krijojë shtrembërim të rrezikshëm të historisë në Kosovë

Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare deklaratën e përbashkët për të mbështetur pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

92 vota pro deklaratës së Kuvendit: Kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon të krijojë shtrembërim të rrezikshëm të historisë në Kosovë

Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare deklaratën e përbashkët për të mbështetur pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).