Begaj: Sipërmarrja, rol kyç në forcimin e ekonomisë dhe integrimin në BE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, ku u vlerësuan arritjet e sipërmarrjeve shqiptare që kontribuojnë në rritjen e ekonomisë së vendit tonë.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, ku u vlerësuan arritjet e sipërmarrjeve shqiptare që kontribuojnë në rritjen e ekonomisë së vendit tonë.

Ndërsa Shqipëria është në fazat e fundit të kapitujve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Begaj, deklaroi para komunitetit të biznesit shqiptar se, roli i sipërmarrjes merr rëndësi edhe më të madhe pasi finalizimi i këtij projekti kombëtar prek drejtpërdrejt ekonominë.

Duke nënvizuar rëndësinë e krijimit të kushteve që bizneset shqiptare të konkurrojnë me dinjitet dhe sukses në tregun evropian, Presidenti i Republikës u shpreh se procesi kërkon rregulla të qarta, transparencë, sundim të ligjit dhe një mjedis ku sipërmarrja të ndihet e mbrojtur dhe e vlerësuar.

“Evropa është një hapësirë me standarde të larta cilësie, etike dhe përgjegjshmërie, të cilat u hapin sipërmarrjeve rrugën drejt konkurrencës së fortë, por të ndershme, dhe të orientuara drrejt suksesit afatgjatë. Në këtë rrugëtim, bashkëpunimi midis institucioneve shtetërore dhe komunitetit të biznesit mbetet vendimtar për krijimin e një klime stabiliteti dhe besimi”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohje ndaj bizneseve që mbështesin komunitetet lokale, ofrojnë mundësi të reja punësimi, promovojnë përgjegjësinë shoqërore dhe kontribuojnë në një ekonomi më të hapur dhe më përfshirëse.

“Shoqëria jonë ka nevojë për modele e shembuj pozitivë dhe vendi ynë ka nevojë për një kulturë moderne biznesi, ku zhvillimi pasqyrohet në rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët”, u shpreh Presidenti i Republikës, i cili vlerësoi dhe kontributin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në përmirësimin e klimës së biznesit, të kuadrit rregullator, në nxitjen e inovacionit, rritjen e aftësive menaxheriale e profesionale, si edhe në promovimin e produkteve shqiptare dhe të investimeve vendase e të huaja.

Në fund të fjalës, Presidenti i Republikës shprehu bindjen se, përmes sipërmarrjeve të forta, institucioneve të përgjegjshme dhe bashkëpunimit të ndershëm, Shqipëria do të ecë me hapa të sigurt drejt familjes evropiane si një vend me ekonomi konkurruese, me dinjitet dhe me perspektivë të qartë për të ardhmen.

Burimi ATSH

Rama ndan foton familjare me udhëheqësit e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Samitin BE- Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel.

Global 360

Osmani nga Brukseli: Fati i Kosovës është Bashkimi Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar në Bruksel aty ku do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama ndan foton familjare me udhëheqësit e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Samitin BE- Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel.