Spiropali: Përshpejtim i procedurave të pajisjes me kartat e lejes së qëndrimit për shqiptarët në Greqi

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali kërkoi sot në Athinë përshpejtim të procedurave burokratike për pajisjen me kartat e lejes së qëndrimit për aplikuesit shqiptarë në Greqi, sipas modeleve europiane.


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali kërkoi sot në Athinë përshpejtim të procedurave burokratike për pajisjen me kartat e lejes së qëndrimit për aplikuesit shqiptarë në Greqi, sipas modeleve europiane.

Në një konferencë të përbashkët me homologun grek, Giorgos Gerapetritis pas takimit dypalësh, Spiropali nënvizoi se, “integrimi sa më i plotë i shqiptarëve në jetën shoqërore dhe ekonomike të Greqisë do të ndihmohej edhe nga përshpejtimi apo standardizimi procedurave burokratike për pajisjen me kartat e lejes së qëndrimit për aplikuesit shqiptarë, sipas modeleve europiane dhe nivelit të marrëdhënieve miqësore mes nesh”.

Po ashtu, Spiropali vlerësoi dhe falënderoi kolegun Gerapetritis për angazhimin për të lehtësuar hapjen e klasave të mësimit plotësues të gjuhës dhe kulturës shqipe.

“Vlerësova gatishmërinë e palës greke për të mbështetur projektin e ngritjes së Qendrës Shqiptare të Kulturës në Athinë”, tha Spiropali.

Po ashtu, Spiropali informoi se në takim u diskutua edhe për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, duke riafirmuar angazhimin e qeverisë shqiptare për zbatimin e plotë të ligjit për pakicat kombëtare.

“Miratimi i të gjitha 12 akteve nënligjore, përfshirë tre të fundit të aprovuara në dhjetor 2024, i hapi rrugën zbatimit të tij të plotë”, tha ajo.

Po ashtu, Spiropali informoi kolegun Gerapetritis se, “qeveria e Shqipërisë ka ndërmarrë një reformë të plotë të pronësisë, që synon rikthimin e ligjshmërisë në çështjen shumë komplekse të të drejtave të pronës në Shqipëri për shtetasit pa dallim etnie, pra edhe pjesëtarët e minoritetit grek në Shqipëri”.

“Ne e çmojmë pozitivisht, këmbënguljen e Kryeministrit Mitsotakis e të qeverisë së tij për respektimin e të drejtave të minoritetit, sepse është një vëmendje dhe një shtysë që na mban të angazhuar deri në detaje, ashtu sikundër bashkëpunimin tonë duam ta shtrijmë deri në detaje me interes zhvillimor të përbashkët, si për shembull, bashkëpunimi mes dy agjencive tona kadastrale për digjitalizimin dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale në trajtimin e titujve të pronësisë, një territor ku Greqia ka bërë progres mbresëlënës”, tha Spiropali.

Kryediplomatja shqiptare u shpreh se, Shqipëria vlerëson rolin konstruktiv dhe të balancuar të Greqisë në rajon, veçanërisht mbështetjen e saj të vazhdueshme për stabilitetin rajonal, integrimin europian dhe dialogun rajonal.

“Gjithashtu, vlerësojmë qasjen konstruktive të Greqisë ndaj Kosovës, e cila avancon bashkëpunimin dypalësh pavarësisht mungesës së njohjes formale. Ne besojmë se ky model angazhimi mund të zgjerohet më tej, duke reflektuar rolin e rëndësishëm të Greqisë në stabilitetin, zhvillimin ekonomik dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor ku ka popullsi shqiptare proeuropiane, si dhe duke inkurajuar qasje të ngjashme edhe nga aktorë të tjerë rajonalë”, tha Spiropali.

Në takim, theksoi ministrja u vlerësua gjithashtu roli dhe kontributi i Greqisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2025–2027, si dhe u vlerësua partneriteti në NATO, ku të dy vendet ndajnë qëndrime të ngjashme për zhvillime të rëndësishme ndërkombëtare.

/Marrë nga ATSH

Sala takim me diasporën mjekësore në Nju-Jork: Lidhja me Shqipërinë të kthehet në bashkëpunime konkrete

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë vizitë së saj në Nju-Jork, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sala takim me diasporën mjekësore në Nju-Jork: Lidhja me Shqipërinë të kthehet në bashkëpunime konkrete

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë vizitë së saj në Nju-Jork, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…