Gonzato: Të zgjerohet mbrojtja ligjore dhe psikosociale për viktimat e dhunës

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, mori pjesë sot në prezantimin e studimit të Profilit të Barazisë Gjinore të Shqipërisë, një analizë e përditësuar mbi situatën e grave dhe burrave, vajzave dhe djemve në vend.


Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, mori pjesë sot në prezantimin e studimit të Profilit të Barazisë Gjinore të Shqipërisë, një analizë e përditësuar mbi situatën e grave dhe burrave, vajzave dhe djemve në vend.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori theksoi se gjinia dhe barazia ndërmjet burrave dhe grave, është një element thelbësor i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas Gonzatos, rëndësia e politikave të bazuara tek të dhënat është mënyra e duhur sesi vendi duhet të qaset drejt anëtarësimit në BE.

“Studimi konfirmon se kemi rëndësinë e hapave të mëtejshme që do të merren, që lufta kundër diskriminimit ndaj grupeve të brishta apo të cenueshme, të vijojë. Flitet gjithashtu për rëndësinë e strehëve për viktimat e dhunës me bazë gjinore. Nuk mund të mohohet fakti, se gjinia dhe barazia ndërmjet burrave dhe grave, është një element thelbësor i anëtarësimit në BE, gjendet në nenin 2 të Traktatit për Themelimin e BE-së, por edhe në nenin 23 të Kapitullit të të Drejtave Themelore, ku flitet për të siguruar barazinë ndërmjet gjinive në përgjithësi, por edhe në paga. Si dhe gjendet mosdiskriminimi në nenin 21 të Kartës që është pjesë integrale e traktateve. Kur të bëheni pjesë e BE-së, duhet që këto parime të mos jenë vetëm në letër, por edhe të zbatuara. Në nenin 21 ndalohet diskriminimi mbi çdo bazë, përfshirë dhe orientimin seksual”, tha Gonzato.

Gjithashtu Gonzato theksoi se “duhet të zgjerohet mbrojtja ligjore, psiko-sociale”.

“Kjo ka të bëjë dhe me faktin se, viktimat e dhunës të kenë mundësi të kalojnë në një jetë normale, pra të kenë pavarësi ekonomike, e cila është skajshmërisht e rëndësishme që të kthehesh në realitet. Do të thotë t’u kthejmë drejtësinë, atyre personave të cilëve u ishte mohuar”, tha ai.

Gonzato shtoi më tej se studimi është i mirë për faktin se ndihmon që të “evoluojmë në mënyrën e duhur edhe si i shikojmë konceptet për dhunën”.

“Sepse dhuna, për shembull, është një grua që rrihet nga burri në shtëpi, pa e marr vesh të tjerët, jo jo, është edhe dhuna digjitale, e cila është bërë shumë shkatërruese, dëmtuese dhe dëmton gratë në mënyrë madhore dhe jo vetëm gratë. Kjo duhet parë dhe duhen gjetur mekanizmat mbrojtëse. Një nga parimet thelbësore edhe në punën e BE-së është liria e fjalës, liria e medias etj, por ka dhe llogaridhënie dhe përgjegjësi. Secili prej nesh duhet të ushtrojë përgjegjshmëri dhe llogaridhënie në fund të fundit, pra në rast se ke një farë anonimiteti online, duhet të mbash përgjegjësi për veprimet që bën dhe si shprehesh ndaj të tjerëve”, tha ai.

Gonzato nënvizoi se është e rëndësishme që të diskutohet për barazinë gjinore bazuar tek të dhënat.

Burimi ATSH

Këshilli i Mandateve shqyrton më 19 dhjetor kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet të premten (19 dhjetor) për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së…

Global 360

Osmani në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Këshilli i Mandateve shqyrton më 19 dhjetor kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet të premten (19 dhjetor) për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së…