100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të rinj shtetërorë përmes dekorimit të personaliteteve të para.


Nga Amer Juka

Më 10 dhjetor 2025, isha dëshmitar i një prej çasteve më mallëngjyese të jetës tonë publike, të krahasueshme, për mua personalisht, vetëm me ndjesinë që kam përjetuar në rastin e rivarrimit të eshtrave të Mbretit Zog në vitin 2012 dhe të Mid’hat Frashërit në vitin 2018 – ngjarje të përkora që heshturazi kanë ndryshuar trajektoren e historisë tonë kombëtare: evente në të cilat kombi pajtohet me vetveten dhe, si një i tërë, i emancipuar nga fraksionet dhe njësitë përbërëse të tij, kremton dhe i përulet tërë venerim ekselencës dhe integritetit të bijave dhe birve të vet më të spikatur.

Një tubim i tillë shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të rinj shtetërorë përmes dekorimit të personaliteteve të para.

Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve e udhëhequr nga Thomas Frasheri, artizan kryemjeshtër i shtetndërtimit, përmes një skenografie solemne dhe një skenari të përkorë, rilidhi fijet e këputura në mes nga 80 vite despotizëm dhe banalitet për ta rikthyer atdheun tonë në shtratin e traditës europiane të inauguruar nga Mbreti Zog. Ismail Kadare nuk është më në mesin tonë për t’u dekoruar por identiteti europian i shqiptarëve, i të cilit ai ishte një apostull i paepur, ishte vizioni që përnderohej në çdo akt dhe simbolikë të ceremonisë.

Ngjarja kulmore e eventit ishte dokufilmi i prodhuar mjeshtërisht nga Kancelaria, me vokacion sa pedagogjik aq edhe legjitimues për institucionet e krijuara rishtazi nga Republika shqiptare. I kompozuar me imazhe dhe sekuenca filmike, për një pjesë të madhe, të panjohura dhe të patransmetuara më parë për publikun e gjerë, dokufilmi evokoi në mënyrën më të gjallë dhe shpalosi me elokuencën më të spikatur atë përpjekje titanike që shtetarët shqiptarë ndërmorën, nën udhëheqjen e Zogut, përpara pothuajse një shekulli, për ngritjen e një shteti, më njërën anë, të denjë dhe modern për qytetarët e vet dhe, më anën tjetër, kryelartë e të barabartë në gjirin e shoqërisë së kombeve të qytetëruara.

Pjesëmarrës në ceremoni, Prince Leka, Mjeshtër i Madh i Urdhrave mbretërorë të Besës dhe Skënderbeut, përfaqësonte jo vetëm trashëgiminë dinastike të urdhrit të 1925-ës por ishte gjithashtu dëshmitar i nderimit të kombit për gurrën shtetformuese të mishëruar nga gjyshi tij. Mbeti një mbresë e pashlyeshme në mendjet e njerëzve evokimi nga dokufilmi i dekorimit të Nënë Terezës nga Mbreti Leka I me urdhrin dinastik të Skënderbeut në një kohë kur Gonxhes shqiptare i ndalohej nga shteti diktatorial të vizitonte në atdhe nënën dhe motrën e saj.

Ishte një rast për t’u ritakuar me miq dhe pinjollë të disa personaliteteve të dekoruara me Urdhrin e Skënderbeut, si me Darling Vlorën, nipin e Qamil bej Vlorës (Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut), një nga djemtë Ismail Qemalit, dhe me Edison Çelon, stërnipin e Mehdi bej Frashërit (Kordon i Madh i Urdhrit të Skënderbeut).

Kel Marubi (Oficer i Urdhrit të Skënderbeut) nuk kishte aty një trashëgimtar prej gjaku por ishte i përfaqësuar simbolikisht nga një bir i denjë shpirtëror, Luçjan Bedeni, Drejtor i Muzeut Kombëtar të Fotografisë, i cili i ka kushtuar gjithë jetën e vet profesionale ruajtjes, mirëmbajtjes, dhe vleftësimit të trashëgimisë së Marubëve – një shërbim që është kurorëzuar së fundmi përmes botimit të një libri fantastik me titull “Pietro Marubbi dhe lindja e studios së parë fotografike në Shqipni”, i shortlistuar për çmimin prestigjioz Henri Cartier-Bresson Self-Published PhotoBook Award.

Në rrafshin personal çasti më mbresëlënës ishte parakalimi në dy ekranet e mëdhenj, përpara autoriteteve civile, ushtarake dhe fetare, si edhe trupës diplomatike të pranishme, i diplomës së dekorimit të Musa Jukës me shenjat e Kordonit të Madh të Urdhrit të Skënderbeut. Një dokument, në llojin e vet, nga më të rradhët, në mos unik, kjo diplomë e 31 janarit 1927 i ka mbijetuar mrekullisht peripecive të historisë, falë, ndër të tjera, fisnikërisë dhe bujarisë së mikut tonë, Eduard M. Dilos. Mirënjohje përjetë mik i çmuar!

(Marrë nga faqja në Facebook e autorit)

Lexo më shumë nga

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…