Rama: Rritje me 60% i buxhetit për programet e punësimit për të rinjtë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, qeveria ka rritur me 60% buxhetin për programet e punësimit për të rinjtë 2026-ën.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, qeveria ka rritur me 60% buxhetin për programet e punësimit për të rinjtë 2026-ën.

Gjatë një takimi me të rinj të punësuar përmes programeve të nxitjes së punësimit, Rama theksoi se, programi i vetëpunësimit po sjell rezultate të veçanta.

“Programi i vetëpunësimit ka sjellë të dhëna shumë interesante. Ne duam që në vijim të rrisim numrin pikërisht të të rinjve që duan të vetëpunësohen”, u shpreh ai.

Kreu i qeverisë theksoi se mbështetja nuk kufizohet vetëm tek start-upet.

“Nuk flasim këtu për start-upe, flasim për të gjitha llojet e gjërave. Të rinj që duan të vetëpunësohen dhe që duan të hapin një biznes të vogël, duam t’i vëmë në fokusin e kësaj mbështetjeje”, deklaroi Rama.

Sipas tij, buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë historik për nxitjen e punësimit të të rinjve.

“Buxheti i vitit që vjen është i konsiderueshëm. Është buxheti më i madh ndonjëherë për të nxitur punësimin për të rinjtë. E kemi rritur me 60% shumën e dedikuar për të rinjtë”, nënvizoi kryeministri.

Rama u bëri thirrje të rinjve që të aplikojnë në programet e punësimit.

“Është 60% më shumë financimi i programeve të punësimit për të rinjtë, por kërkon edhe më shumë aplikantë” theksoi ai, duke paralajmëruar se mungesa e aplikimeve do të ishte e pajustifikueshme.

“Do të ishte skandal që për mungesë të aplikimeve të mjaftueshme ne mos t’i shfrytëzonim të gjitha këto fonde, të cilat duam t’i trefishojmë në tre vitet e kusur që vijnë përpara”, përfundoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shërbimi i Alergologjisë në QSUNT certifikohet si qendër ekselence

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është certifikuar si qendër ekselence nga Global Allergy and Asthma Excellence Netëork.

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shërbimi i Alergologjisë në QSUNT certifikohet si qendër ekselence

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është certifikuar si qendër ekselence nga Global Allergy and Asthma Excellence Netëork.