Rama: Banka digjitale nxit interesin e të rinjve për punësim

Interesi i të rinjve për t’u punësuar në bankën e parë digjitale të hapur në Shqipëri ka qenë shumë i madh që në ditët e para të licencimit të saj.


Interesi i të rinjve për t’u punësuar në bankën e parë digjitale të hapur në Shqipëri ka qenë shumë i madh që në ditët e para të licencimit të saj.

JET Bank, institucioni financiar që synon të bëhet banka e parë plotësisht digjitale në vend, u licencua pak ditë më parë (3 dhjetor) nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Në një takim me të rinjtë, Kryeministri Edi Rama iu referua sot këtij zhvillimi, ndërsa u ndal te interesi i treguar nga të rinjtë për t’u punësuar pranë këtij institucioni financiar.

“Kemi Bankën e re digjitale, të sapomiratuar në Shqipëri nga Banka e Shqipërisë. Aty zyrat në shumë pak ditë janë mbushur me të rinj. Numri i aplikimeve ishte mbresëlënës. Aktualisht banka kishte të intervistuar dhe në planin imediat të punësimit 100 të rinj”, tha Rama.

Sipas tij, bëhet fjalë për një bankë të gjeneratës së re, inovative dhe patjetër që është një vend pune që paguhesh mirë.

Megjithatë Kryeministri theksoi se qeveria ka bërë shumë në aspektin e rritjes së pagave.

“Duke filluar nga janari do ta çojmë pagën minimale 500 euro dhe brenda mandatit shkon 750 euro. Jemi të vetëdijshëm se ajo që na duhet është një ofertë bindëse, është oferta e vendeve të punës së paguara shumë mirë, punësim shumë më cilësor”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…