Klosi: Kandidatët për Avokatin e Popullit të mbështetur 100% nga opozita

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi tha sot se “procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit tregon dy filozofi dhe dy standarde të ndryshme si funksionojmë që na bënë të vijmë në këtë diskutim nga një më absurdet që ka bërë ky parlament”.


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi tha sot se “procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit tregon dy filozofi dhe dy standarde të ndryshme si funksionojmë që na bënë të vijmë në këtë diskutim nga një më absurdet që ka bërë ky parlament”.

Në seancën plenare ku Partia Demokratike kërkoi heqjen nga rendi ditës të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Klosi tha se “Avokati i Popullit është i ndërtuar mbi një ligj që PS ka votuar në 1999 sipas filozofisë të shprehur qartë nga lideri themelues Fatos Nano, ne dorëzojmë pushtet për të bërë shtet”.

“Avokatin e Popullit e ndërtuam të tillë që të vinte si një avokat konsensual për të pasur mundësinë që një pjesë e asaj çfarë quhet pushtet të jepet për të ndërtuar shtet”, nënvizoi Klosi.

Kjo, vijoi Klosi, është filozofia jonë mbi të cilën ne funksionojmë dhe kjo është edhe ajo që bëjmë ne sot me drejtësinë e re.

“Një pjesë të atij pushteti që mazhoranca e ka ia delegon institucioneve të tjera që njerëzit të kenë shtet. Çfarë përfaqëson për ju; dy standarde si e kemi ndërtuar ne Avokatin e Popullit? Kur ne ishim në opozitë krijuam një institucion me intelektualë dhe propozimi vinte nga ne. Ndërtuam një institucion në Parti morëm me pedagogët e Universitetit, pyetëm njerëz, zgjodhëm, konsultuam dhe sollëm një kandidat që mbase nuk ishte as fare përfaqësues i lartë apo përfaqësues i mazhorancës, por ishte i denjë për Avokatin e Popullit”, tha Klosi.

Duke iu drejtuar opozitës Klosi tha se “kush është standardi juaj, 6 kandidatë dhe vini sot thoni çfarë standardi është ky, çfarë ligji. Ligji thotë firmat janë deri në momentin e mbështetjes nga momenti i mbështetjes kjo histori ka marrë fund”.

“Të 6 kandidatët falë filozofisë falë standardit nuk janë mbështetur nga PS. Janë 100% të mbështetur nga opozita. Pra çfarë kërkoni, ka nisur procesi është zhvilluar, pra është standard mënyra si funksionon dhe si ne funksionojmë është pjesë e këtij diskutimi. Ne morëm një vendim politik as një nga deputetët , 83 deputetë nuk firmosëm sepse nuk kishim ne të drejtën ta propozonim. Kandidatët erdhën të gjithë si propozim i juaj, por është amullia, mungesa e lidershipit, mungesa e ndjesisë së fitores, të të bërit shtet, arroganca që doni të krijoni është edhe kjo që thoni sot ne mendojmë ndryshe”, theksoi Klosi.

Klosi tha se “eksperiencat tona janë këto dhe vetëm këto”.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali pret zv.kryeministren e Moldavisë: Zgjerimi i BE-së, kyç për sigurinë dhe paqen

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi një takim në Tiranë me Cristina Gherasimov, zëvendësekryeministre për Çështjet…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali pret zv.kryeministren e Moldavisë: Zgjerimi i BE-së, kyç për sigurinë dhe paqen

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi një takim në Tiranë me Cristina Gherasimov, zëvendësekryeministre për Çështjet…