
Bullgaria mbështet forcimin e politikave rinore në Shqipëri përmes një projekti për kapacitet administrativ
Projekti zbatohet nga Ministria e Rinisë dhe Sportit e Republikës së Bullgarisë me mbështetjen financiare të programit “Ndihma Zyrtare për Zhvillim”, të administruar nga Ministria e Jashtme, dhe në partneritet me Ambasadën e Bullgarisë në Tiranë.

Më 11 dhjetor 2025, në Agjencinë Kombëtare të Rinisë në Tiranë u zhvillua një seminar trajnues në kuadër të projektit “Rritja e kapacitetit administrativ të Republikës së Shqipërisë në politikën për rininë, në lidhje me procesin e negociatave për anëtarësim në BE”.
Projekti zbatohet nga Ministria e Rinisë dhe Sportit e Republikës së Bullgarisë me mbështetjen financiare të programit “Ndihma Zyrtare për Zhvillim”, të administruar nga Ministria e Jashtme, dhe në partneritet me Ambasadën e Bullgarisë në Tiranë.

Delegacioni i Ministrisë bullgare të Rinisë dhe Sportit në krye me drejtoreshën e Drejtorisë “Programe, projekte evropiane dhe bashkëpunim ndërkombëtar”, Teodorina Todorova, paraqiti gjetjet dhe përfundimet e analizës së kapacitetit institucional dhe administrativ të institucioneve shqiptare përgjegjëse për politikën rinore.
Seminari në Agjencinë Kombëtare të Rinisë mblodhi rreth 30 përfaqësues të Agjencisë dhe organizatave rinore joqeveritare. Në program ishin përfshirë një sesion trajnues “Efektiviteti dhe efikasiteti i politikës rinore”, i dedikuar për konceptet kyçe, nevojën për politika moderne dhe të qëndrueshme për rininë, si dhe shembuj nga praktika nga përvoja evropiane.
U prezantua gjithashtu një përmbledhje me praktika të mira në fushën e politikës rinore, e përgatitur mbi bazën e përvojës së Bullgarisë dhe vendeve të tjera anëtare të BE-së. Botimi paraqet modele funksionale për përfshirjen e të rinjve në procesin e vendimmarrjes, partneritete me shoqërinë civile dhe instrumente për transparencë dhe llogaridhënie më të madhe të institucioneve. Në kuadër të një ushtrimi në grup, pjesëmarrësit diskutuan mënyrat se si këto praktika mund të përshtaten me kontekstin shqiptar.
Projekti synon partneritet të qëndrueshëm dhe shkëmbim përvoje ndërmjet institucioneve përgjegjëse për politikën rinore në të dy shtetet. Parashikohen vizita të ndërsjella pune, një raport analitik mbi gjendjen e politikës rinore në Shqipëri, trajnim i ekspertëve shqiptarë dhe një përmbledhje me praktika të mira, e cila do të mbetet në shërbim të institucioneve edhe pas përfundimit të projektit. Ngjarja përmbyllëse në Sofje me temë “Të punosh për të rinjtë = të punosh me të rinjtë” mblodhi pesë ekspertë nga pala shqiptare m kolegët e tyre bullgarë, duke kontribuar kështu në forcimin e kapacitetit institucional të Shqipërisë dhe në pjesëmarrjen më aktive të të rinjve në jetën shoqërore dhe politike të vendit.



















