Ratifikimi i Traktatit të Riadit, forcon zhvillimin e inovacioni dhe pronësinë intelektuale

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm miratoi projektligjin “Për ratifikimin e Traktatit të Riadit për Disenjot dhe të rregulloreve sipas këtij traktati, bërë në Riad, më 22 nëntor 2024”.


Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm miratoi projektligjin “Për ratifikimin e Traktatit të Riadit për Disenjot dhe të rregulloreve sipas këtij traktati, bërë në Riad, më 22 nëntor 2024”.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo theksoi se projektligji synon ratifikimin e traktatit, i cili garanton lirinë e shteteve anëtare për të përcaktuar kërkesat ligjore për disenjot industriale.

Traktati përforcon zhvillimin e inovacionit dhe krijimtarisë, mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve, duke ndihmuar në rritjen e konkurrencës në tregjet ndërkombëtare.

“Si vend kandidat për anëtarësim në BE, Shqipëria ka interes të drejtpërdrejtë që sistemi i mbrojtjes i dizenjove të jetë i harmonizuar me standardet bashkëkohore ndërkombëtare dhe europiane”, tha Kajo.

Zv.ministri Kajo shtoi se miratimi i këtij projektligji është në përputhje me programin e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe prioritetet e qeverisë shqiptare për mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

Traktati aplikohet për aplikimet kombëtare dhe rajonale, duke përfshirë modele industriale dhe patente, dhe synon të forcojë zhvillimin e dizajnit industrial dhe inovacionin.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Princi i Maltës vizitë zyrtare në Tiranë, pritet nga Begaj

Presidenti Bajram Begaj priti sot me ceremoni zyrtare Princin dhe Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, Fra’…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Princi i Maltës vizitë zyrtare në Tiranë, pritet nga Begaj

Presidenti Bajram Begaj priti sot me ceremoni zyrtare Princin dhe Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, Fra’…