Konstituohet grupi vullnetar parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”

Nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja për konstituimin e Grupit Parlamentar Vullnetar “Miqtë e Fëmijëve”.


Nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja për konstituimin e Grupit Parlamentar Vullnetar “Miqtë e Fëmijëve”, një nga mekanizmat më aktivë të angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe forcimin e rolit mbikëqyrës të parlamentit në këtë fushë.

Në takim morën pjesë deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, përfaqësues të UNICEF-it, të kryesuar nga Murat Sahin, si dhe të rinj nga Bordi Këshillimor i Adoleshentëve të UNICEF Albania.

Kryetari i Kuvendit, në cilësinë e drejtuesit të këtij grupi, theksoi se konstituimi i Grupit “Miqtë e Fëmijëve” nuk është thjesht një procedurë formale, por një angazhim institucional i fortë për ta vendosur mirëqenien e fëmijëve në qendër të ligjbërjes dhe politikëbërjes.
Ai nënvizoi se, çdo vendim që merret në Kuvend ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi fëmijët dhe se Kuvendi ka përgjegjësinë të miratojë ligje, të ushtrojë kontroll parlamentar efektiv dhe të sigurojë prioritete buxhetore që mbështesin realisht të drejtat e tyre.

Peleshi u ndal edhe te sfidat e reja me të cilat përballen fëmijët sot, duke përmendur teknologjinë, kanalet e reja të komunikimit dhe rreziqet prej zhvillimeve të shpejta digjitale. Ai theksoi se përballimi i këtyre sfidave kërkon dialog, konsensus dhe standarde të matshme, veçanërisht në fusha si parandalimi i dhunës, aksesi i barabartë në arsim e shërbime si dhe mbrojtje në mjedisin digjital.

Në mbledhje u prezantuan edhe tre nënkryetaret e reja të grupit, Bora Muzhaqi, Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho, të cilat do të bashkëdrejtojnë veprimtarinë dhe nismat e grupit.

Pjesëmarrësit vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë me UNICEF-in dhe rolin e tij, si partner kyç në mbështetjen e nismave parlamentare për fëmijët.

Kuvendi riafirmoi angazhimin për ta bërë Grupin “Miqtë e Fëmijëve” një instrument të qëndrueshëm, aktiv dhe funksional në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, duke u bërë një “sy i kujdesshëm” dhe një zë i vazhdueshëm për brezin e ardhshëm.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Koçiu në Bruksel: Të gatshëm të kontribuojmë në menaxhimin efektiv të migracionit

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu gjatë vizitës së saj në Bruksel u takua me drejtoren e Përgjithshme të…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Koçiu në Bruksel: Të gatshëm të kontribuojmë në menaxhimin efektiv të migracionit

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu gjatë vizitës së saj në Bruksel u takua me drejtoren e Përgjithshme të…