Shehu pret Auditorin e Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu priti në një takim pune auditorin e përgjithshëm të Zyrës Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut, Maksim Acevski, i shoqëruar nga delegacioni zyrtar i institucionit.

Në përbërje të delegacionit ishin zëvendësauditori i përgjithshëm, Orhan Ademi, këshilltarja Tanja Janevska dhe audituesja Hristina Dabeska.

Gjatë takimit, Shehu dhe Acevski vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy institucioneve të auditimit më të lartë, duke theksuar rëndësinë e forcimit të partneritetit dhe shkëmbimit profesional.

Të dy drejtuesit nënvizuan se auditimet paralele mbeten një nga format më të efektshme të bashkëpunimit, duke qenë se trajtojnë tematika me ndjeshmëri të lartë publike dhe ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin e institucioneve dhe shërbimeve për qytetarët.

Përfaqësuesit e KLSH-së dhe Zyrës Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut shprehën angazhimin për vijimin e projekteve të përbashkëta dhe zgjerimin e tyre, me qëllim rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë në administratën publike.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Dita e Verës në Elbasan, qindra qytetarë dhe turistë të huaj pjesë e festimeve

Elbasani edhe këtë vit është kthyer në kryeqendrën e festimeve të Ditës së Verës, mes ballakumeve tradicionale, atmosferës festive dhe…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia