ECAC: Investime në teknologji të reja që ulin ndikimin mjedisor të aviacionit

Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) riafirmoi përkushtimin e tij për të zbatuar objektivat e vendosura nga Konferenca Evropiane e Aviacionit Civil (ECAC) për vitin 2026


Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) riafirmoi përkushtimin e tij për të zbatuar objektivat e vendosura nga Konferenca Evropiane e Aviacionit Civil (ECAC) për vitin 2026, duke përfshirë forcimin e sigurisë në aviacionin civil, harmonizimin e procedurave të operimit, rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike të sektorit dhe avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të gjelbër të industrisë.

Takimi i Drejtorëve të Përgjithshëm të Aviacionit Civil të vendeve anëtare të ECAC, vuri në fokus analizimin e zhvillimeve të vitit 2025 dhe përcaktimin e prioriteteve strategjike për vitin e ardhshëm.

Sipas AAC-së, diskutimet përfshinë standardet e sigurisë, efikasitetin operacional, inovacionin teknologjik dhe qëndrueshmërinë mjedisore në aviacion.

Gjatë forumit, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit evropian dhe harmonizimit të praktikave ndërmjet vendeve anëtare, si dhe shkëmbimit të të dhënave dhe përvojave për të përmirësuar menaxhimin e rreziqeve dhe performancën e sektorit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua qëndrueshmërisë mjedisore, ku vendet anëtare theksuan domosdoshmërinë për të ndjekur politikat evropiane për reduktimin e emetimeve, rritjen e efikasitetit të fluturimeve dhe investimet në teknologji të reja që ulin ndikimin mjedisor të aviacionit.

Rezultatet dhe angazhimet e marra në këtë takim, forcojnë misionin e ECAC për promovimin e një aviacioni civil të sigurt, efikas dhe të qëndrueshëm në të gjithë Evropën, ndërsa AAC do të vazhdojë të punojë për implementimin e iniciativave të dakorduara dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë.

Marrë nga ATSH

Ministeriali i Turizmit, Gonxhja: Përfaqësim dinjitoz i Shqipërisë, histori suksesi që meriton të dëgjohet

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë në Ministerialin e Turizmit të organizuar nga UN Tourism në…

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ministeriali i Turizmit, Gonxhja: Përfaqësim dinjitoz i Shqipërisë, histori suksesi që meriton të dëgjohet

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë në Ministerialin e Turizmit të organizuar nga UN Tourism në…