Koçiu në takimin për masat e Emergjencave Civile gjatë dimrit: Çdo hallkë duhet të jetë gati

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, si dhe prefektët e 12 qarqeve, drejtues të AKMC, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Zjarrfikës, zhvilluan sot një takim pune me fokus masat paraprake për menaxhimin e emergjencave civile gjatë sezonit të dimrit.


Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, si dhe prefektët e 12 qarqeve, drejtues të AKMC, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Zjarrfikës, zhvilluan sot një takim pune me fokus masat paraprake për menaxhimin e emergjencave civile gjatë sezonit të dimrit.

Takimi pason një situatë me reshje intensive dhe përmbytje të lokalizuara, ku falë reagimit të strukturave të Emergjencave, dëmet u minimizuan.

Ministrja Koçiu tha se faza e ardhshme kërkon gatishmëri të plotë nga çdo institucion dhe koordinim maksimal në çdo nivel të territorit.

Në fjalën e saj, drejtuesja e MPB-së veçoi rolin e prefektëve si drejtues të menaxhimit të situatave në qark, duke kërkuar, inventarizim të shpejtë dhe të plotë të dëmeve të shkaktuara deri tani, raportim të menjëhershëm dhe të saktë për çdo problem, pavarësisht madhësisë së tij, si dhe rishikimin urgjent të planeve të emergjencës në çdo qark dhe përditësim të tyre sipas nevojave të terrenit.

“Në menaxhimin e emergjencave nuk ka ‘detaje të vogla’. Suksesi varet nga informacioni i saktë, koordinimi i pandërprerë dhe reagimi i shpejtë në terren”, u shpreh Koçiu, duke vënë në dukje se strukturat kryesore, si Policia e Shtetit, Shërbimi Zjarrfikës dhe ekipet e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë.

Ajo nënvizoi angazhimin e Ministrisë për forcimin e rolit të prefektit, rritjen e transparencës dhe performancës në nivel qarku, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

“Na duhet punë, përgjegjësi dhe bashkëpunim. Ne jemi gati. Dhe të gjithë duhet të jemi gati”, nënvizoi ministrja Koçiu.

Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu theksoi se “projektbuxheti 2026, më i madhi ndonjëherë për Mbrojtjen Civile dhe Shërbimin Zjarrfikës, është investim për sigurinë e çdo familjeje, në çdo bashki”.

“Rrisim mbështetjen për njësitë vendore. Rinovojmë flotën kombëtare. Zgjerojmë financimin për infrastrukturën parandaluese në zonat me risk, duke përfshirë urat, digat dhe pritat lumore”, theksoi Vengu.

Vengu nënvizoi se “bashkërendimi i çdo hallke të qeverisjes nga niveli qendror, tek ai vendor, është rruga e vetme për zbatimin e reformës, vlerësim të saktë të dëmeve, vendimmarrje të shpejtë dhe mbështetje pa vonesa për qytetarët”.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

BSH i hap rrugë licencimit të bankës së parë digjitale në Shqipëri

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i ka hapur sot rrugën licencimit të JET Bank, institucionit financiar që synon të…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

BSH i hap rrugë licencimit të bankës së parë digjitale në Shqipëri

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i ka hapur sot rrugën licencimit të JET Bank, institucionit financiar që synon të…