Briken Calja triumfon në Kampionatin Ballkanik në Durrës me 3 medalje ari dhe 3 rekorde

Briken Calja ka shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të Peshëngritjes që po mbahet në Durrës, duke fituar tri medalje ari dhe duke vendosur tre rekorde ballkanike.


Briken Calja ka shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të Peshëngritjes që po mbahet në Durrës, duke fituar tri medalje ari dhe duke vendosur tre rekorde ballkanike.

Në kategorinë 79-88 kg, Calja ngriti 150 kg në shkëputje, 185 kg në shtytje dhe 335 kg në dygarësh, duke lënë pas turkun Ramazan Zeydanli, i cili u rendit i dyti.

Nga ana tjetër, shkodrani Erkand Qerimaj, i rikuperuar nga një dëmtim, nuk arriti të finalizonte asnjë nga gjashtë provat e tij.

Ky sukses i Caljës konfirmon vendin e Shqipërisë në peshëngritjen rajonale.

Dje peshëgritësja e Partizanit, Desjana Koni fitoi dy medalje bronzi në Kampionatin Ballkanik.

Në Kampionatin Ballkanik për të rritur në peshëngritje marrin pjesë 69 sportistë nga 8 vende të rajonit.

Kampionati Ballkanik i Peshëngritjes për të rritur është kthyer pas 38 vitesh mungesë në Shqipëri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama ngre shqetësimin për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë: Zoti President, le të bëjmë diçka

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes në Uashington ngriti edhe çështjen e ish-udhëheqësve të UÇK-së,…

Global 360

Trump: Shqipëria dhe Kosova mes vendeve që do të kontribuojnë me trupa për të stabilizuar Gazën

Presidenti i SHBA-së tha se Indonezia, Maroku, Shqipëria, Kosova dhe Kazakistani kishin angazhuar të gjitha trupat për të stabilizuar Gazën.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama ngre shqetësimin për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë: Zoti President, le të bëjmë diçka

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes në Uashington ngriti edhe çështjen e ish-udhëheqësve të UÇK-së,…