Bujanoci aktivitet promovues për trashëgiminë shqiptare

Bujanoci u gjallërua fundjavën e shkuar me një manifestim kulturor që shfaqi trashëgiminë shqiptare përmes gatimeve tradicionale, veshjeve popullore, këngëve e valleve.


Bujanoci u gjallërua fundjavën e shkuar me një manifestim kulturor që shfaqi trashëgiminë shqiptare përmes gatimeve tradicionale, veshjeve popullore, këngëve e valleve.

Sheshi i qytetit u kthye në një hapësirë të gjallë identitare, nën moton e bashkimit dhe krenarisë kombëtare ku u promovuan gatime të përgatitura nga gratë e zonës, me fëmijë që vallëzonin nën ritmet e këngëve shqiptare dhe me veshje tradicionale.

Në kuadër të manifestimit “NëntorLugina”, qindra qytetarë të moshave të ndryshme iu bashkuan atmosferës festive dhe plot emocione.

Organizatorët u shprehën se, qëllimi i këtij manifestimi ishte të sillte trashëgiminë kulturore, kulinare dhe identitare në zemër të Bujanocit duke e bërë këtë ditë një përjetim të përbashkët krenarie.

Aktiviteti u mbështet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e Shqipërisë, e cila kontribuoi në organizim dhe gjithashtu u përkrah edhe nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Beja në Qafë Thanë: Aktiviteti doganor, drejt normalizimit

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja zhvilloi një inspektim në Degën Doganore Qafë Thanë për të ndjekur nga afër…

Global 360

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën për president

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Beja në Qafë Thanë: Aktiviteti doganor, drejt normalizimit

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja zhvilloi një inspektim në Degën Doganore Qafë Thanë për të ndjekur nga afër…