Beate Meinl-Reisinger: Progres i jashtëzakonshëm i Shqipërisë në procesin e reformave

Ministrja austriake Beate Meinl-Reisinger u shpreh sot se marrëdhëniet mes Austrisë dhe Shqipërisë kanë qenë të lidhura fort në rrjedhën e historisë, por edhe nëpërmjet marrëdhënieve ekonomike dhe kulturore.


Ministrja austriake Beate Meinl-Reisinger u shpreh sot se marrëdhëniet mes Austrisë dhe Shqipërisë kanë qenë të lidhura fort në rrjedhën e historisë, por edhe nëpërmjet marrëdhënieve ekonomike dhe kulturore.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, Mein-Reisinger tha se “kjo lidhje historike është diçka që na mban pranë njëri-tjetrit, si shtete”.

“Ne kemi qenë ndër vendet e para që pas rënies së komunizmit, të pranishëm në Shqipëri dhe besonim në të ardhmen e vendit tuaj. Ne sot do të kemi edhe një aktivitet për të festuar 30-vjetorin e marrëdhënieve të përbashkëta në fushën e arsimit duke hedhur vështrimin drejt së ardhmes. Bëhet fjalë për një arsim shumë cilësor, për të rinjtë e këtij vendi dhe jam krenare që kemi pasur mundësinë të japim kontribut”, tha ajo.

Sipas ministres austriake, një moto thelbësore e marrëdhënieve mes dy vendeve është edhe ekonomia.

“Austria është një nga partnerët më të rëndësishëm dhe një prej investitorëve më të rëndësishëm, por jam e sigurt se potenciali kështu është edhe më i madh. Shohim që shanset në Shqipëri janë shumë të mira”, vijoi Meinl-Reisinger.

Ministrja Meinl-Reisinger u ndal edhe te procesi i reformave drejt rrugës në BE duke e konsideruar si një hap shumë të rëndësishëm sepse bëhet fjalë për një sistem vlerash, rregullash të mbështetur në shtetin e së drejtës.

“Shqipëria me ambicie të mëdha dhe shumë angazhim është duke përmbushur kushtet që janë vënë dhe Austria ju garanton mbështetjen e saj. Është e jashtëzakonshme kur shohim se çfarë ka arritur Shqipëria vitet e fundit. Shumë nuk besonin te Shqipëria, te procesi i reformave, por ato kanë pasur një progres të jashtëzakonshëm dhe Komisioni Evropian ka thënë se ka qenë një proces i tillë”, tha Meinl-Reisinger.

“Ka pasur një mbështetje të Austrisë ndaj vendeve që duan të integrohen në BE. Nuk ka qenë një punë bamirësie, por në interes të BE dhe Austrisë me situatën e sotme gjeopolitike ne e dimë që na duhet një Evropë shumë e fortë, e cila bazohet në një mirëkuptim vlerash të përbashkëta”, tha Meinl-Reisinger.

Ministrja Meinl-Reisinger shtoi se “Austria mbetet një partner i besueshëm i vendeve që aderonin në BE dhe gjithë ky proces duket sikur po zgjat shumë, duket tejet teknik dhe shumë kanë idenë që po humbasin diçka. Ne duhet të gjejmë një rrugë, të prekim zemrat e njerëzve. Njerëzit në vendet tuaja duhet ta ndjejnë që tani se cilat janë përfitimet. Marrëveshja e SEPA-s sjell përfitim për kompanitë dhe qytetarët në Shqipëri apo tarifat roaming që do të evitohen. Të gjithë do të jetojnë në një hapësirë ku kostot e roaming do jenë pjesë e së shkuarës”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ministeriali i Turizmit, Gonxhja: Përfaqësim dinjitoz i Shqipërisë, histori suksesi që meriton të dëgjohet

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë në Ministerialin e Turizmit të organizuar nga UN Tourism në…

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ministeriali i Turizmit, Gonxhja: Përfaqësim dinjitoz i Shqipërisë, histori suksesi që meriton të dëgjohet

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë në Ministerialin e Turizmit të organizuar nga UN Tourism në…