Vengu: 1 500 hektarë nën ujë, vijon inventarizimi i dëmeve në bujqësi

Ministri i Mbrojtjes njoftoi se në mbarë vendin rreth 200 familje janë evakuuar nga banesat për shkak të përmbytjeve.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha sot nga Saranda, ku po ndjek nga afër angazhimin e strukturave të emergjencave civile për menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet e shiut, se aktualisht janë rreth 1 500 hektarë nën ujë.

Vengu bëri të ditur se po punohet me intensitet të plotë për t’u ardhur në ndihmë banorëve, ndërsa theksoi se vendi po përballet me frontin e tretë të reshjeve brenda një jave.

“Jemi në një front të tretë meteorologjik në mbarë vendin. Nga vlerësimet paraprake, janë llogaritur rreth 1 500 hektarë nën ujë: 500 hektarë në Lezhë e Kurbin, disa hektarë në Devoll dhe Maliq, ku niveli i ujit ka rënë. Vjosa dhe Semani janë në një sipërfaqe të konsiderueshme brenda argjinaturave, por vijojnë të paraqesin rrezik për disa fshatra. Në Sarandë janë rreth 500 hektarë nën ujë”, tha Vengu.

Ministri bëri me dije se po kryhet inventarizimi i dëmeve të shkaktuara nga reshjet.

“Të gjitha forcat janë të angazhuara në terren: xhenierët, Forcat e Armatosura, forcat e bashkisë, si dhe mjetet private të bordit të kullimit, të cilët dua t’i falënderoj për ndërhyrjen e shpejtë në zonë. Të gjitha strukturat po punojnë për rehabilitimin e Bistricës së Madhe dhe synojmë që brenda dy ditëve mbylljen e të gjitha çarjeve.”

Ai shtoi se Ministria e Bujqësisë është e angazhuar në ofrimin e mbështetjes për fermerët dhe blegtorët për dëmet e pësuara. “Po vijon inventarizimi, ndërsa nga rezervat e shtetit po shpërndahen ushqime koncentrate dhe pako ushqimore për banorët e banesave të përmbytura. Bashkia ka nisur të marrë masa për ujësjellës-kanalizimet dhe rikthimin e jetës normale në fshatra”, u shpreh Vengu.

Ministri njoftoi se në mbarë vendin rreth 200 familje janë evakuuar nga banesat për shkak të përmbytjeve. Nga këta, 150 janë rikthyer në shtëpitë e tyre, ndërsa pjesa tjetër është strehuar në konvikte.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Koçiu në Durrës: Rreth 800 banorë të evakuuar nga përmbytjet, 300 në struktura pritëse

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, bëri të ditur se qytetarët e evakuuar janë sistemuar në strukturat e Konveleshencës…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Koçiu në Durrës: Rreth 800 banorë të evakuuar nga përmbytjet, 300 në struktura pritëse

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, bëri të ditur se qytetarët e evakuuar janë sistemuar në strukturat e Konveleshencës…