
Retorika e gabuar është armik i paqes
Para disa ditëve e kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi, thoshte se “përdorimi i forcës ndaj Tajvanit” nga Kina kontinentale mund të përbëjë një “situatë kërcënuese për mbijetesën” për Japoninë. Asaj iu kërkua ta tërhiqte këtë deklaratë, por refuzoi ta bëjë këtë.

Nga Prof. Enver Bytyçi
Para disa ditëve e kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi, thoshte se “përdorimi i forcës ndaj Tajvanit” nga Kina kontinentale mund të përbëjë një “situatë kërcënuese për mbijetesën” për Japoninë. Asaj iu kërkua ta tërhiqte këtë deklaratë, por refuzoi ta bëjë këtë. Në fakt për here të pare një shef i ekzekutivit japonez shkakton zemërim dhe reagim jo vetëm te autoritetet e qytetarët e Republikës Popullore të Kinës, por edhe në vetë ishullin e Tajvanit. Kjo deklaratë është kundërshtuar ashpër nga autoritetet dhe mediet ushtarake kineze, si dhe nga ata të politikës së jashtme. Kryeministrja e Japonisë në këtë rast provokoi Republikën Popullore të Kinës. Dhe dihet se këto vende kanë qenë në luftë me njëra-tjetrën deri në mesin e shekullit XX. Çfarë konstatojmë nga kjo që thamë më lart?

Tajvan/Foto nga VCG
Së pari, ndërsa Kina përpiqet të rrijë larg konflikteve të sotme, kryeministrja japoneze dësiron që ta tërheqë atë në konflikt. Kjo taktikë është provuar edhe më parë p.sh. kur Nensi Pelosi vendosi të shkonte e të vizitonte Tajvanin para pak vitesh, duke shkaktuar tension në marrëdhëniet midis dy vendeve. Por as në rastet e mëparshme, as në rastin e kësaj deklarate të zonjës Takaichi Pekini nuk është surprizuar dhe nuk është emocionuar që të përgjigjet me forcë. Thjesht ka shprehur vendosmërinë e tij për të mbrojtur politikën e njohur tashmë të ekzistencës së një Kine të vetme. T’i përmbahesh kësaj politike është e drejta e saj e njohur që kur ajo u bë anëtare e OKB-së dhe e Këshillit të Sigurimit.
Së dyti, konstatohet se Japonia e sotme dëshiron t’u kthehet kohëve të hershme të politikave ekspansioniste ndaj Kinës, megjithëse e di se kjo nuk ndodh, sepse Kina është superfuqia e dytë më e madhe në botë. Megjithatë historia e marrëdhënieve kino-japoneze fatkeqësisht është histori konfliktesh. Zanafilla e kësaj sage vjen nga vitet 1894/1895, kur Japonia pushtoi ishullin e Tajvanit dhe Kinën Veriore pushtim i cili u përdor për të shfrytëzuar pasuritë e çmuara të Kinës. Gjatë dhe në përfundim të Luftës së Dytë Botërore Fuqitë e Mëdha mbajtën anën e Kinës dhe dënuan Japoninë për pushtimin dhe shfrytëzimin e pasurive të saj.

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Fu Cong/Foto nga VCG
Në vitin 1949, ushtria e Partisë Komuniste të Kinës e udhëhequr nga kryetari Mao Ce Dun, mposhti forcat e armatosura të Çan Kai Shi-së në luftë civile dhe Çan u arratis në ishullin Tajvan. Në vitin 1971, OKB vendosi që Republika Popullore e Kinës si e vetmja përfaqësuese e pushtetit të Kinës në këtë organizatë. Ky është momenti i konsolidimit të RP të Kinës si Fuqi e Madhe e njëkohësisht në asgjësimin nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare të statusit të autoriteteve të drejtuara nga Çan Kai Shi në Tajvan. Prej këtij momenti jo vetëm Kina e pretendoi, por edhe bota e ndërkombëtarëve e pranoi ekzistencën e një Kine, duke refuzuar njohjen si shtet të Tajvanit.
Japonia nga ana e saj në katër marrëveshjet e saj me Pekinin, përfshirë dhe Traktatin e Miqësisë dhe Fqinjësisë, ka pranuar se “Ekziston vetëm një Kinë”, në të cilën përfshihet Tajvani. Nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare është e qartë se Tajvani mbahet si pjesë e integritetit dhe sovranitetit të Kinës.
Me një fjalë, Tajvani është aty historikisht dhe që prej 54 vitesh Kina bart të drejtën ta bashkojë me territorin e saj. Megjithatë prej asaj kohe nuk kanë pushuar spekulimet se sot ose nesër ushtria kineze do ta pushtojë atë. Personalisht nuk gjej asnjë arsye, veçmas në kushtet kur Republika Popullore e Kinës po dëshmon se ruan qetësinë në kohët më të vështira të pas Luftës së Dytë Botërore. Ndoshta është i vetmi vend që nuk përdor retorikë lufte dhe predikon mjetet e rrugën paqësore të zgjidhjes së konflikteve. Jo se i mungon forca për ta “pushtuar” Tajvanin, por i mungon dëshira ta bëjë këtë.

Banorë japonezë në një protestë para rezidencës së kryeministrisë kundër deklaratave të Sanae Takaichit mbi Tajvanin, Tokio, Japoni, 21 nëntor 2025/Foto nga CMG
Derisa bashkimi i ishullit me Kinën do të ndodh de facto në mënyrë paqësore. Dëshmi e kësaj të vërtete është gjithashtu fakti se aktorë dhe faktorë politikë e jo politikë të Tajvanit kanë dënuar deklaratën e kryeministres së Japonisë, Sanae Takaichi, për insuniatat e saj se “nëse ishulli sulmohet atëherë Japonia do të reagojë”! Një deklaratë e tillë duket absurde, sepse vetë Japonia e njeh një Kinë unike, ku përfshihet dhe ishulli i Tajvanit dhe në këto kushte kuptimi i kësaj deklarate është thjesht destabiliteti, pasiguria dhe kurthi për konflikt. Ndaj dhe përgjigja e pyetjes së mësipërme është e thjeshtë dhe e qartë: – Thirrjet dhe “lutjet” që Republika Popullore e Kinës të sulmojë ushtarakisht Tajvanin ngjajnë me një lloj propagande e në raste të caktuar me provokime që kanë për qëllim cenimin e imazhit të shtetit dhe kombit kinez!
Burimi CGTN

















