Muzhaqi: Kuvendi, rol substancial në procesin e integrimit në BE

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme shqyrtoi sot projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15, datë 5.03.2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian” i ndryshuar”.


Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme shqyrtoi sot projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15, datë 5.03.2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian” i ndryshuar”.

Ky projektligj vjen si nismë e dy deputetëve, Taulant Balla dhe Bora Muzhaqi.

Në fjalën e saj Muzhaqi u shpreh se ky projektligj ndërtohet mbi katër shtylla kryesore.

Së pari, theksoi Muzhaqi, ai bën përditësimin konceptual të ligjit ekzistues. Duke filluar nga titulli dhe terminologjia, kalojmë nga një ligj që flet në mënyrë të përgjithshme për “integrimin” drejt një ligji që i referohet qartë “procesit të negociatave dhe anëtarësimit”, duke reflektuar fazën konkrete ku ndodhemi sot”.

“Objekt i ligjit tashmë është përcaktimi i rregullave dhe procedurave për rolin e Kuvendit në këtë fazë, ndërsa fusha e veprimit përfshin jo vetëm marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Këshillin e Ministrave dhe Kryenegociatoren, por edhe monitorimin e kuadrit normativ të politikave, të asistencës financiare të BE-së dhe të vetë procesit të negociatave”, tha deputetja e PS.

Së dyti, vijoi Muzhaqi, “projektligji vendos një arkitekturë më të qartë procedurash për ta kthyer rolin e Kuvendit nga formal në substancial. Përmes ndryshimeve të propozuara, përcaktohen instrumente konkrete: përkufizohen qartë grupimet e kapitujve, qëndrimi i përbashkët i BE-së, piketat e hapjes, të ndërmjetme dhe të mbylljes, si dhe plani i përafrimit”.

Muzhaqi theksoi se, “parashikohen rregulla të posaçme për shqyrtimin e pozicioneve negociuese, afate të detyrueshme për përfshirjen e tyre në kalendarin e komisionit përgjegjës për çështjet për Europën dhe miratimin e raporteve me rekomandime”.

Po kështu, shtoi Muzhaqi, sanksionohet procedura e përshpejtuar për ligjet e përafrimit dhe marrëveshjet që lidhen me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe me detyrimet nga negociatat, në mënyrë që Kuvendi të mos mbetet peng i procedurave të gjata kur bëhet fjalë për detyrime konkrete të anëtarësimit”.

Së treti, nënvizoi Muzhaqi, “projektligji forcon mekanizmat e llogaridhënies, bashkëpunimit dhe transparencës. Këshilli i Ministrave detyrohet të bashkëpunojë dhe bashkëveprojë me Kuvendin për çështjet që lidhen me negociatat, përafrimin e legjislacionit, projektmarrëveshjet me BE-në, angazhimet që rrjedhin nga traktatet dhe përdorimin e fondeve të BE-së”.

“Ministri përgjegjës për negociatat dhe/ose kryenegociatori do të raportojnë periodikisht në komisionin përgjegjës për çështjet për Europën për progresin në përafrimin me acquis, ecurinë e negociatave dhe ndjekjen e rekomandimeve të Kuvendit. Në të njëjtën linjë, riformulohen rregullat për raportimin e institucioneve të pavarura, si dhe përcaktohen qartë formatet e bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe grupet e interesit, për të garantuar transparencën dhe gjithëpërfshirjen e tyre në proces”, tha Muzhaqi.

Muzhaqi shtoi se, një element tjetër i rëndësishëm lidhet me rolin dhe përbërjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

“Projektligji, jo vetëm e qartëson Këshillin si forum të posaçëm bashkërendimi midis forcave politike, institucioneve shtetërore, institucioneve të pavarura dhe shoqërisë civile, por parashikon edhe bashkëdrejtimin e tij nga mazhoranca dhe opozita, duke garantuar balancë politike, dialog të strukturuar dhe vijimësi të procesit përtej çdo legjislature”, tha Muzhaqi.

Në këtë kuadër, theksoi deputetja e PS, “forcohet edhe dimensioni ndërparlamentar i procesit të anëtarësimit, përmes nxitjes së bashkëpunimit të Kuvendit me Parlamentin Europian dhe parlamentet e vendeve anëtare, si pjesë e drejtpërdrejtë e mbështetjes politike të rrugëtimit tonë drejt BE-së”.

Relatorja e çështjes, Sara Mila, theksoi se, projektligji respekton parimet kryesore si atë të ndarjes dhe të balancimit të pushteteve, duke njohur përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave dhe strukturave negociatore, si ushtruese të pushtetit ekzekutiv për ndjekjen dhe administrimin e procesit të negociatave, dhe nga ana tjetër gjithëpërfshirjen dhe rritjen e pjesëmarrjes së të gjitha grupeve parlamentare politike, por edhe të shoqërisë civile dhe të grupeve të interesit, sipas pozicioneve negociuese apo sipas kapitujve, dhe rritjen e transparencës nga ana e Kuvendit në këtë proces.

Mbledhja vazhdoi me diskutime dhe komente të ndryshme, dhe më pas anëtarët e komisionit e miratuan projektligjin në parim, nen për nen dhe në tërësi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Mersini merr zyrtarisht detyrën si kryebashkiake e Vlorës, përfaqësues të bizneseve protestë për aksionin e IMT-së

Brunilda Mersini mori sot zyrtarisht detyrën si kryetare e bashkisë së Vlorës.

Global 360

Osmani: 28 dhjetor, mbahen zgjedhjet në Kosovë

Më 28 dhjetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, njofton presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Mersini merr zyrtarisht detyrën si kryebashkiake e Vlorës, përfaqësues të bizneseve protestë për aksionin e IMT-së

Brunilda Mersini mori sot zyrtarisht detyrën si kryetare e bashkisë së Vlorës.