Tryezë për fuqizimin e grave sipërmarrëse, në fokus inovacioni e bashkëpunimi

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me kompaninë globale të pagesave “Visa”, organizuan sot një tryezë të rëndësishme për gratë sipërmarrëse, si pjesë e Javës Globale të Sipërmarrjes.


Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me kompaninë globale të pagesave “Visa”, organizuan sot një tryezë të rëndësishme për gratë sipërmarrëse, si pjesë e Javës Globale të Sipërmarrjes.

Tryeza e diskutimit, e titulluar “Women Leaders Breakfast”, u mbajt në Shtëpinë e Biznesit, në Piramidën e Tiranës, dhe mblodhi gra lidere nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare për të diskutuar mundësitë dhe sfidat që hasin ato në fushën e biznesit.

Tryeza ofroi një mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave mes grave sipërmarrëse dhe ekspertëve të industrisë, duke nxitur një dialog konstruktiv mbi mënyrat se si mund të fuqizohet më tej pjesëmarrja e grave në ekonominë shqiptare.

Gjatë tryezës, zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Blerta Rama, theksoi angazhimin e ministrisë për të krijuar mundësi të barabarta dhe për të mbështetur gratë në zhvillimin e bizneseve të tyre përmes politikave të qëndrueshme dhe programeve mbështetëse.

“Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit është e përkushtuar të mbështesë çdo grua që dëshiron të ndërtojë dhe zhvillojë biznesin e saj. Përmes politikave të duhura, programeve të ndërtimit të kapaciteteve dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, ne synojmë të krijojmë një mjedis ku gratë sipërmarrëse mund të kontribuojnë fuqishëm në zhvillimin ekonomik të vendit”, u shpreh zv.ministrja Rama.

Menaxherja e Lartë e Komunikimit Korporativ në “Visa” për rajonin e Juglindjes së Evropës, Jovana Tufegdžić, theksoi rëndësinë e iniciativës “She’s Next”, e cila ka ofruar mbështetje për më shumë se 13 mijë gra sipërmarrëse në Ballkan.

Ajo nënvizoi se programi ofron mundësi financimi, këshillim profesional dhe mundësi rrjetëzimi që janë thelbësore për rritjen dhe zhvillimin e bizneseve të drejtuara nga gratë.

Në fjalën e saj, Fabiola Duro, themeluese e “INNVEST”, theksoi se fuqizimi ekonomik i grave është çelësi për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë, duke përmirësuar mundësitë për krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbështetur rritjen e sektorëve të agrobiznesit dhe turizmit, ku gratë janë veçanërisht të angazhuara.

Suksesi i sipërmarrësve femra është i lidhur ngushtë me mundësitë që ato kanë për të lidhur rrjete, për të marrë ndihmë profesionale dhe për të pasur qasje në financa të përshtatshme për nevojat e tyre.

Një moment i veçantë i tryezës ishte njoftimi i fitueses së Hackathon-it “She’s Next” 2025, PressShield, një startup që po krijon zgjidhje inovative për mbrojtjen e gazetarëve dhe përmirësimin e sigurisë digjitale për ata që mbajnë publikun të informuar.

Diskutimet gjatë tryezës theksuan disa çështje kyçe për forcimin e bizneseve të drejtuara nga gratë në Shqipëri, përfshirë përmirësimin e qasjes në financa, digjitalizimin dhe zhvillimin e aftësive digjitale, ndihmën profesionale dhe rrjetëzimin ndërkombëtar, si dhe krijimin e strukturave mbështetëse për rritjen e bizneseve (scale-up).

Pjesëmarrësit theksuan gjithashtu nevojën për bashkëpunim të ngushtë mes sektorit publik dhe privat, për të adresuar barrierat strukturore që ndikojnë në rritjen e numrit të grave sipërmarrëse dhe për të ndihmuar në krijimin e mundësive të barabarta për gratë në biznes.

Gratë liderë shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar në zhvillimin e iniciativave të reja që mundësojnë përparim në këto fusha.

Kjo tryezë ishte një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi më gjithëpërfshirës dhe mbështetës për gratë sipërmarrëse në Shqipëri, në kushtet kur fuqizimi i tyre konsiderohet një element kyç për rritjen ekonomike të qëndrueshme dhe zhvillimin e komunitetit.

Rreth 30% e bizneseve aktive janë në pronësi ose menaxhim të grave, veçanërisht në turizëm, shërbime, agrobiznes dhe industri kreative. Bizneset e drejtuara nga gratë janë kryesisht mikro dhe të vogla, duke reflektuar barrierat strukturore për rritje. Vetëm 11% e këtyre bizneseve kanë akses në kredi formale. Pjesëmarrja e grave në forcën punëtore është rreth 53.5%.

Lexo më shumë nga

Silvinjo: Polonia, kundërshtar i fortë, por e njohim dhe na njeh mirë

Kombëtarja shqiptare njohu sot kundërshtarin e fazës play-off në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Zyrih. Polonia është…

Global 360

Osmani: 28 dhjetor, mbahen zgjedhjet në Kosovë

Më 28 dhjetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, njofton presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Silvinjo: Polonia, kundërshtar i fortë, por e njohim dhe na njeh mirë

Kombëtarja shqiptare njohu sot kundërshtarin e fazës play-off në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Zyrih. Polonia është…