Balluku: Sektori i energjisë më i prekuri nga reshjet, strukturat në terren me kapacitete të plota

Reshje intensive shiu kanë përfshirë gjatë gjithë ditës së martë territorin e vendit, duke krijuar situata të vështira në disa zona, ndërsa strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë vijojnë punën pa ndërprerje për menaxhimin e pasojave.


Reshje intensive shiu kanë përfshirë gjatë gjithë ditës së martë territorin e vendit, duke krijuar situata të vështira në disa zona, ndërsa strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë vijojnë punën pa ndërprerje për menaxhimin e pasojave.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se që prej mbrëmjes së djeshme, grupet e emergjencës së ARRSH, OSSH dhe AKUK ndodhen në terren, duke ndërhyrë në akset me risk dhe në zonat ku reshjet kanë shkaktuar probleme. Situata në akset rrugore paraqitet përgjithësisht e qëndrueshme, me qarkullim normal si në rajonin verior, ashtu edhe në atë jugor, ndërsa të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe personel.

Në segmentin Krane–Syri i Kaltër, pranë liqenit të HEC Bistrica 3, ka pasur dalje të ujit në rrugë, ku ekipet e mirëmbajtjes dhe Policia Rrugore vijojnë menaxhimin e situatës. Edhe në qarkun e Korçës, të gjitha akset janë të hapura dhe të qarkullueshme.

Sektori i energjisë mbetet ndër më të prekurit nga moti i keq. Aktualisht, 21 fidera rezultojnë jashtë pune, kryesisht në zonat veriore dhe rurale, ku terreni i thellë malor vështirëson ndërhyrjet. Dy linja të tensionit 35 kV kanë shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji në disa nënstacione të Malësisë së Madhe dhe Nënshkodrës. Ndërkohë, në rrjetin e transmetimit janë regjistruar stakime të përkohshme për shkak të shkarkimeve atmosferike, por linjat janë rikthyer shpejt në funksion, pa sjellë kufizime për konsumatorët.

Reshjet e dendura kanë rritur ndjeshëm prurjet në Kaskadën e Drinit, ku në pellgun e Koman-Vau i Dejës janë regjistruar deri në 180 mm reshje. Sipas parashikimeve, intensiteti i lartë pritet të vijojë edhe gjatë orëve të natës.

Ndërkohë, furnizimi me ujë të pijshëm në rang vendi mbetet optimal, me të gjitha impiantet dhe sistemet e kanalizimeve në funksion normal. Grupet e gatishmërisë janë në terren me 3 turne, për të siguruar operimin pa ndërprerje të shërbimeve.

Në portet e vendit situata paraqitet e qëndrueshme. Në Portin e Durrësit, të gjitha terminalet operojnë normalisht dhe shërbimet e sigurisë janë në gatishmëri, ndërsa imbarkimi i pasagjerëve në tragetet e mbrëmjes vijon pa vonesa. Edhe Porti i Sarandës raporton situatë të qetë.

Ndërsa në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, kushtet e vështira atmosferike kanë shkaktuar vonesa, duke detyruar disa avionë të qëndrojnë në “hold” dhe dy fluturime të devijojnë drejt Brindisit.

“Strukturat në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë po vijojnë punën me kapacitete të plota në të gjitha sektorët e infrastrukturës, energjisë, ujësjellësit dhe transportit. Pavarësisht reshjeve intensive dhe problematikave të regjistruara, situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe po menaxhohet në mënyrë aktive për të garantuar funksionimin e sigurt të shërbimeve jetike”, u shpreh Balluku.

Burimi ATSH

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë