Vengu: Situata në kaskadën e Drinit nën kontroll, forcat dhe mjetet në terren

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, bëri të ditur se masat paraprake janë marrë në kohë.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se pas mbledhjes së emergjencave civile dhe shpërndarjes së detyrave për të gjitha institucionet dhe agjencitë përkatëse, është vendosur dislokimi i forcave në terren dhe marrja e masave të menjëhershme nga institucionet vendore dhe nga subjektet e infrastrukturës kritike, përfshirë HEC-in e Vaut të Dejës dhe të gjithë kaskadën e Drinit.

Gjatë një prononcimi për mediet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, ministri Vengu u shpreh se aktualisht kaskada po menaxhohet siç duhet.

“Vlerësojmë se kemi pasur një menaxhim të duhur të rezervës dhe prurjeve që furnizojnë HEC-et, gjë që na bën optimistë se edhe në orët në vijim do të vazhdojmë me të njëjtin menaxhim cilësor, për të shmangur shkarkimet e papritura”, tha ai.

Ministri bëri të ditur se, sipas të dhënave më të fundit të drejtorisë së HEC-it, ekipet teknike kanë punuar prej një jave duke ndjekur parashikimet hidrometeorologjike dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme. Ai falënderoi stafin e kaskadës dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për punën e koordinuar.

Vengu theksoi gjithashtu se në fushën e Shkodrës, një zonë historikisht e rrezikuar nga përmbytjet, po kryhen inspektime në terren.

“Së bashku me kryetarin e bashkisë Shkodër, Benet Beci, kryetaren e Qarkut dhe drejtuesit vendorë, po dislokojmë kapacitete shtesë të Forcave të Armatosura, si edhe mjete dhe personel nga bordi i kullimit janë në gatishmëri”, u shpreh ai.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, bëri të ditur se masat paraprake janë marrë në kohë.

Ai theksoi se ekipet dhe mjetet përkatëse janë shpërndarë sipas zonave me rrezik, ndërsa ekskavatorë me krah të gjatë janë stacionuar në pikat më problematike.

“Kanalet kryesore të kullimit janë pastruar tërësisht, duke krijuar kushte optimale për përballimin e situatës”, tha Beci, duke siguruar se gjendja është nën kontroll dhe po monitorohet në çdo moment.

Ministri Vengu njoftoi se inspektimet do të vijojnë në Bërdicë dhe Obot, dy zona të njohura për rrezik të lartë përmbytjesh gjatë reshjeve shumë intensive.

Në Shkodër, pas inspektimeve në infrastrukturën parandaluese, u mblodh Komiteti i Emergjencave Civile.
“Bashkërendim mes Bashkive, Policisë së Shtetit, Drejtorive rajonale të infrastrukturave kritike dhe Forcave të Armatosura, tashmë me një kapacitet të shtuar në Regjimentin e Këmbësorisë së Veriut, i cili shërben si një qendër ndërhyrjeje të shpejtë dhe të vendosur, në ndihmë të çdo bashkie të qarku”, thekson Vengu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama pritet nga Schoof, Shqipëri-Holandë drejt partneritetit strategjik

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron zhvilloi sot një vizitë në Hagë të Holandës, ku u prit nga…

Global 360

Kos: Shqipëria, shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos shprehu sot përkushtimin për ta sjellë Shqipërinë në BE ndërsa vendi hapi…

Diplovista

Rama për ”Corriere della Sera”: Për qendrat italiane në Shqipëri po presim paktin e ri evropian për migracionin

Për qendrat italiane në Shqipëri po presim paktin e ri evropian për migracionin, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama pritet nga Schoof, Shqipëri-Holandë drejt partneritetit strategjik

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron zhvilloi sot një vizitë në Hagë të Holandës, ku u prit nga…