Spiropali pret Wadephul: Gjermania, mbështetje teknike e politike për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mirëpriti sot në Tiranë, ministrin e Jashtëm të Republikës Federale të Gjermanisë, Johann Wadephul

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mirëpriti sot në Tiranë, ministrin e Jashtëm të Republikës Federale të Gjermanisë, Johann Wadephul, i cili po zhvillon një tur në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor: Bosnjë dhe Hercegovinë, Malin e Zi, Shqipëri, Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në takimin dypalësh, ministri gjerman theksoi përparimin që Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë lidhur me reformat jetike për procesin e anëtarësimit, si ato në fushën e sundimit të ligjit.

Ministrja Spiropali i shprehu homologut të saj mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur politike dhe teknike, që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj europian.

Sipas Spiropalit, Gjermania ka mbajtur gjithmonë qasje të drejtë dhe meritore ndaj procesit të zgjerimit, që e ka mbajtur gjallë procesin e zgjerimit edhe në momente të vështira dhe e ka bërë atë të besueshëm për Shqipërinë dhe për vendet e tjera të rajonit.

Të dy ministrat ndanë bindjen se Ballkani Perëndimor është pjesë e natyrshme dhe e pazëvendësueshme e familjes europiane.

Burimi ATSH

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia