Moti i keq, aktivizohet regjimenti i Këmbësorisë së Veriut në Shkodër

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mblodhi sot Komitetin e Emergjencave Civile pas situatës së krijuar nga moti i keq në Shkodër.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mblodhi sot Komitetin e Emergjencave Civile pas situatës së krijuar nga moti i keq në Shkodër.

Vengu njoftoi në rrjetet sociale se janë ndërmarrë masa duke aktivizuar Regjimentin e Këmbësorisë së Veriut si qendër e ndërhyrjes së shpejtë në ndihmë të çdo bashkie të qarkut.

“Në Shkodër, pas inspektimeve në infrastrukturën parandaluese, mblodhëm Komitetin e Emergjencave Civile. Bashkërendim mes bashkive, Policisë së Shtetit, Drejtorive rajonale të infrastrukturave kritike dhe Forcave të Armatosura, tashmë me një kapacitet të shtuar në Regjimentin e Këmbësorisë së Veriut, i cili shërben si një qendër ndërhyrjeje të shpejtë dhe të vendosur, në ndihmë të çdo bashkie të qarkut”, shkruan Vengu.

Situata të vështirë ka pasur më herët gjatë ditës në aksin rrugor Breg Lumi-Theth, ku si pasojë e motit të keq ka pësuar shembje një masiv inertesh, duke bllokuar pesë mjete dhe nëntë persona.

Ekipet e Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile kanë konfirmuar se të bllokuarit në Ndërlysaj (Theth) janë evakuar dhe nuk ka rrezik për jetën e tyre.

Bashkia e Shkodrës ka njoftuar se po punon për lirimin e rrugëve dhe rikthimin e normalitetit në transport, si dhe për asistencë ndaj qytetarëve të prekur.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama pritet nga Schoof, Shqipëri-Holandë drejt partneritetit strategjik

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron zhvilloi sot një vizitë në Hagë të Holandës, ku u prit nga…

Global 360

Kos: Shqipëria, shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos shprehu sot përkushtimin për ta sjellë Shqipërinë në BE ndërsa vendi hapi…

Diplovista

Rama për ”Corriere della Sera”: Për qendrat italiane në Shqipëri po presim paktin e ri evropian për migracionin

Për qendrat italiane në Shqipëri po presim paktin e ri evropian për migracionin, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama pritet nga Schoof, Shqipëri-Holandë drejt partneritetit strategjik

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron zhvilloi sot një vizitë në Hagë të Holandës, ku u prit nga…