Kumbaro: Pagat për mësuesit do të rriten edhe në vitin 2026

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vizitoi shkollën “Raqi Qirinxhi” në qytetin e Korçës ku u njoh nga afër me modelet e mësimdhënies dhe mjediset për organizimin e programeve pas shkollore.


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vizitoi shkollën “Raqi Qirinxhi” në qytetin e Korçës ku u njoh nga afër me modelet e mësimdhënies dhe mjediset për organizimin e programeve pas shkollore.

“Kjo është një nga shkollat më të vjetra të Korçës që historia e lidh me liceun francez të viteve ’30, por të suksesshme një shkollë e bëjnë pasioni i mësuesve dhe nxënësve. E ndërtuar në vitet ’70, kjo është një shkollë e pajisur me laboratorë dhe kabinete që e bëjnë të jetë plot gjatë gjithë kohës. Është një udhëtim i vogël që motivon një projekt shumë të veçantë që kemi këtu në Korçë: liceun franko-shqiptar, projekt për të cilin po punojmë që prej një viti këtu në Korçë dhe në Ministrinë e Arsimit, i iniciuar nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez Emanuel Macron, që sot është në një fazë shumë të avancuar”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro informoi se “kemi përgatitur kurrikulat, programet dhe po punojmë për projektin e shkollës së re, që ta kthejmë në një model kombëtar të ekselencës franko-shqiptar me drejtim të lëndëve shkencore dhe me diploma të dyfishta të maturës të njohura nga ministritë e arsimit të të dy vendeve”.

Më tej, duke vizituar mjediset e shkollës, laboratorin, TIK bibliotekën, sallën e radios e podcastit, ministrja Kumbaro u shpreh se buxheti i arsimit për vitin 2026 parashikon një rritje të re pagash prej 36 mijë lekësh në vit për mësuesit.

“Me buxhetin e vitit 2026 qeveria ka parashikuar një rritje rrogash për të gjithë mësuesit prej 3 mijë lekësh në muaj që vijon zinxhirin e rritjeve të pagave që kemi bërë për arsimin në këto vite, sepse e konsiderojmë pjesën më të rëndësishme të shoqërisë”, tha Kumbaro.

Në fund të fjalës së saj, Kumbaro u shpreh se investimet në shkollën “Raqi Qirinxhi” dhe në arsim do të vazhdojnë edhe përgjatë vitit 2026, ku parashikohet mbyllja e 42 kantiereve të shkollave të reja apo të rindërtuara në gjithë vendin.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vengu: Në Kurbin, 50 qytetarë të evakuuar nga situata e reshjeve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet në Vlorë në monitorimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e dendura.

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Vengu: Në Kurbin, 50 qytetarë të evakuuar nga situata e reshjeve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet në Vlorë në monitorimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e dendura.