Kos: Shqipëria, shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos shprehu sot përkushtimin për ta sjellë Shqipërinë në BE ndërsa vendi hapi grup-kapitullin e fundit të negociatave.


Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos shprehu sot përkushtimin për ta sjellë Shqipërinë në BE ndërsa vendi hapi grup-kapitullin e fundit të negociatave.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe Marie Bjerre, ministre e Punëve të Jashtme të Danimarkës (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE-së), në kuadër të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave me Bashkimin Europian, Kos tha se “sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Shqipërinë që hap gjithë grup-kapitujt, por edhe për Bashkimin Europian”.

“Sepse sot tregon se BE ofron rezultate dhe mund të mbështetemi tek Shqipëria në të ardhmen. Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa angazhimin e patundur politik të Shqipërisë dhe nga angazhimi i fortë i të gjithë shteteve anëtare për të mbështetur ecurinë e Shqipërisë”, nënvizoi Kos.

Komisionerja Kos i shprehu mirënjohjen Presidencës Daneze për përpjekjen për të bërë të mundur këtë gur kilometrik.

“Suksesi i Shqipërisë është rezultat i autoriteteve shqiptare me shoqërinë civile dhe me aktorë të tjerë për zbatimin e reformave të rëndësishme të BE-së. Dhe është rezultati i qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndryshime dhe i mbështesin këto ndryshime”, tha Kos.

Më tej Kos u shpreh se “reformat e BE-së sjellin ndryshime në sistemin politik, ekonomik po kështu edhe në shoqërinë shqiptare duke e bërë atë vërtet europiane, për rrjedhojë Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit”.

Sipas saj, kjo tregon se “kur jepni rezultate ecni përpara”.

“Ju jeni frymëzim për shumë vende në Ballkanin Perëndimor, për shumë qytetarë që duan të shohin të njëjtin vendosmëri e ndryshim në vendin e tyre. Çelja e gjithë kapitujve është një sukses i jashtëzakonshëm, por mbyllja e tyre është çmimi real”, theksoi Kos.

Në fakt, vijoi Komisionerja, suksesi juaj do të përcaktohet se sa mirë miratoni e zbatoni legjislacionin europian.

“Tani është momenti për të përshpejtuar sidomos në fusha kritike si reforma në drejtësi, pavarësia e gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit të drejtat e pronësisë çështjet e pakicave dje liria e media. Hapi tjetër është që Shqipëria të përmbushë piketat e ndërmjetme”, nënvizoi Kos.

Kjo, shtoi Kos, nuk do të jetë përherë e lehtë ashtu siç ndodhë me çdo vend kandidat, por ju keni diçka mjaft të fuqishme në favorin tuaj mbështetjen më të gjerë publike të të gjitha vendeve kandidate dhe më shumë se 90% e shqiptarëve e shohin të ardhmen e tyre në BE.

Komisionerja Kos tha se “duhet të punoni me opozitën në parlament, shoqërinë civile dhe sektorin privat. Kjo do të jetë garancia më e madhe e Shqipërisë dhe suksesin e saj”.

“Komisioni Europian do të vazhdojë t’ju mbështesë dhe këshillojë në përballimin e sfidave në BE. Roli ynë është që të sigurohemi që Shqipëria është e mirëpërgatitur kur të bëhet anëtare”, theksoi Kos.

Komisionerja Kos tha se “jam personalisht e përkushtuar të ndërtoni një të ardhme të begatë për të gjithë shqiptarët në shtëpinë e tyre në BE”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

ASHSH letër ngushëllimi për ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Dacit

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Dacit, personalitet i shquar…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

ASHSH letër ngushëllimi për ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Dacit

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Dacit, personalitet i shquar…