Agroturizmi “Dajti Paradise”, tërheq vizitorë dhe promovon parkun si pasuri kombëtare

Henri Shehu, i cili bashkë me familjen drejton agroturizmin “Dajti Paradise”, ishte i ftuar sot nga kryeministri Edi Rama në episodin e gjashtë të podkastit “Flasim – Zëdhënës malesh”.


Henri Shehu, i cili bashkë me familjen drejton agroturizmin “Dajti Paradise”, ishte i ftuar sot nga kryeministri Edi Rama në episodin e gjashtë të podkastit “Flasim – Zëdhënës malesh”.

Shehu ndau me kryeministrin Rama letrën që i ka drejtuar ku ka shprehur edhe kërkesën për mbështetje për zgjerimin e aktivitetit të familjes së tij.

Pasardhës i një tradite familjare prej 1994-ës, familja e tij ka ngritur “Dajti Paradise”.

“Jemi biznesi i parë në agroturizëm në Shqipëri, i ndërtuar me përkushtim familjar dhe dashuri për natyrën, mikpritjen dhe zhvillimin e zonës së Dajtit”, tha ai.

Shehu tha se “kemi pritur dhe shërbyer mijëra turistë nga e gjithë bota kemi organizuar kampe verore me fjetje për fëmijë, pjesëmarrje nga institucione, shkolla të ndryshme dhe festivale muzikore ndërkombëtare me DJ nga më të mirët në botë. Në maj të këtij viti ishte festivali i fundit. Presim që vitin tjetër të jetë akoma më i madh, duke tërhequr vizitorë dhe promovuar fuqishëm Parkun e Dajtit si pasuri kombëtare”, tha Shehu.

Ai vlerësoi mbështetjen nga Ministria e Turizmit dhe ajo e Mjedisit që bëri të mundur edhe organizimin e këtij festivali.

“Në të njëjtën kohë ne ofrojmë akomodim luksoz në vila me pamje panoramike, restorante me ambientet rekreative që funksionojnë në të gjithë vitin duke e bërë “Dajti Paradise” një destinacion të plotë për pushime, evente dhe aktivitete në çdo stinë. Sot Dajti ndodhet në një fazë zhvillimi të rëndësishme ku kërkesat kanë tejkaluar kapacitetet”, nënvizoi Shehu.

Ai u shpreh se “i detyrohemi qeverisë shqiptare dhe Juve personalisht për mbështetje institucionale dhe bashkëpunimin strategjik që mund të vazhdojmë këtë projekt unik dhe ta kthejmë në një destinacion të njohur ndërkombëtarisht që përfaqëson më së miri potencialin e turizmit shqiptar malor”.

“Dajti Paradise”, tha Shehu, ndodhet në 1200 m lartësi mbi nivelin e detit, me pamje që shtrihet deri në dy dete dhe gjysmën e Shqipërisë një ndër vendet më të veçanta me plot siguri në Ballkan e Europë dhe meriton një zhvillim të standardit më të lartë.

Shehu falënderoi Kryeministrin për përpjekjet dhe vizionin e tij për zhvillimin e turizmit malor.

“Kemi shpresë se Paketa e Maleve do të sjellë një frymë të re për biznesin tonë dhe të gjithë vendit, i cili funksionon gjatë gjithë vitit dhe kontribuon në promovimin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës në çdo stinë.”

Shehu tha se “’Dajti Paradise’ ka një kërkesë shumë të madhe nga turistët për akomodim, kemi 8 vila, ka nevojë për shtim kapacitetesh që parku dhe rruga e parkut të ketë nivele të standardeve më të larta”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Qeveria do të përmbushë çdo detyrim ndaj qytetarëve

Kryeministri Edi Rama garantoi sot mbështetje të plotë për qytetarët e prekur nga situata e përmbytjeve, duke theksuar se qeveria…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Qeveria do të përmbushë çdo detyrim ndaj qytetarëve

Kryeministri Edi Rama garantoi sot mbështetje të plotë për qytetarët e prekur nga situata e përmbytjeve, duke theksuar se qeveria…