“Në një Botë ku urrejtja mësohet si alfabet, dashuria është akt revolucionar”

“Treni i fundit për në Berlin” nga Anila Bega Cohen

Anila Bega Cohen

Në stendën e Panairit të Librit të këtij viti, takojmë një emër të ri. Anila Bega COHEN dhe botimin e saj të katërt me titull ” Treni I fundit për në Berlin” .

Në një bisedë me autoren mësojmë se zonja është e specializuar në Zhvillimin në Fëmijerinë e Hershme dhe Politikat e Prindërimit në Washington DC, Haifa, Milano dhe Bruksel. Si dhe është themeluese dhe Drejtore e Shalom Center Albania.

Është futur në botën e letrave me vëllimet “Venera” “Lilly ” “Novelat e Hannës” dhe së fundmi me romanin ” Treni fundit për në Berlin”

Pas tri botimeve te saj te para- “Venera”, “Novelat e Hannës” dhe “Lilly”, ky roman shënon pjekurinë e saj krijuese dhe një përqafim të dhimbshëm të së bukurës njerëzore në mes të tragjedisë.

 Si lindi ideja për këtë histori?

Nisi shumë kohë më parë nga një pyetje? – A mund të jesh i lirë kur nuk ke asgjë? Deri ku arrin njeriu që të mbetet njeri?

Kisha në mendje një thënie te Viktor Frankl, i mbijetuar i Aushvitz, psikiatër hebre ” Njeriut mund ti marrësh gjithçka, përveç LIRISË për të zgjedhur qendrimin e tij përballë çdo rrethane… Kjo është konsideruar si Teologjia e Mbijetesës.

Në kushte ekstreme, Liria nuk është më çeshtje hapësire apo përkatësie. Është çështje ndërgjegjie.
Kur të zhveshin nga gjithçka, nga familja, nga rrobat, nga emri, mbetet vetëm një bërthamë e padukshme, që ose shuhet ose ndizet…Ti Zgjedh!

Dhe në fund, ti nuk zotëron asgjë, por brenda bërthamës tënde RUAN Dinjitetin, Kujtesën dhe Dashurinë. Këto tri elemente të bëjnë njeri të lirë. Kjo është forma më e shtrenjtë dhe më e dhimbshmja! Jo ajo që fiton, por ajo që nuk dorëzohet!

A është historia reale apo e trilluar?

Është një histori që mund të kishte ndodhur dhe ndoshta ka ndodhur shumë herë në forma të ndryshme.
Faktet janë historike, por ndjenjat janë universale.

Kush është Anna për ju?

Anna është çdo shpirt që zgjedh të jetojë edhe kur jeta nuk i përket më.
Ajo përfaqëson kujtesën, femrën që nuk dorëzohet, dhe atë pjesë të njeriut që arrin ta dojë edhe kur është e pamundur.

Po Hansi?

Hansi është dilema që mbart secili prej nesh — ndërmjet urdhrave dhe ndërgjegjes, ndërmjet asaj që të thuhet dhe asaj që ndien. Ai është dëshmia se brenda çdo errësire ekziston një dritë që lufton për të mbijetuar.

Çfarë do të donit që lexuesi të ndjejë pas faqes së fundit?

Qetësi. Jo sepse gjithçka përfundon mirë, por sepse njeriu arrin ta kuptojë ku qëndron stacioni i vet i fundit — aty ku zemra pushon së kërkuari.

Pse e shkrove tani?

Sepse ndonjëherë koha duhet “të rrumbullakoset” që fjala të dalë e qartë. Kur e nisa, bota dukej ndryshe… Pastaj ndodhën ngjarje që më tronditën, më bënë të ndalem, të dyshoj, të rifilloj. Dhe vetëm tani ndjeva se isha gati ta shkruaja jo thjesht si dëshmi për një epokë, por si pasqyrë për njeriun sot.

Libri është vetëm në shqip?

Po, botimi është në shqip. Për vetë dinamikën e ngjarjeve dhe gjeografinë e situatave (Itali, Gjermani, Poloni), mendoj se së shpejti do jetë në duart e lexuesit edhe në anglisht.

Urojmë që udhëtimi i “Trenit të fundit për në Berlin” te përshkojë sa më shumë zemra!

-Ju faleminderit, uroj, shpresoj!

Lexo më shumë nga

Koçiu: Stacion i ri i zjarrfikësve në Fier, rrisim kapacitetet në të gjithë vendin

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një takim pune me trupën zjarrfikëse të Fierit, në stacionin e ri…

Global 360

Meloni: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë. Ky nuk është zgjerim, por ribashkim i Evropës

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni deklaroi sot se “pas pak ditësh do të hapet kapitulli i fundit për negociatat për…

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Koçiu: Stacion i ri i zjarrfikësve në Fier, rrisim kapacitetet në të gjithë vendin

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një takim pune me trupën zjarrfikëse të Fierit, në stacionin e ri…