Spiropali: Mbledhja e parë e qeverive me Italinë, pikënisje historike

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u shpreh sot se mbledhja e parë ndërqeveritare Shqipëri-Itali, është pikënisje historike për rrugëtimin e përbashkët drejt një Europe më të bashkuar.


Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u shpreh sot se mbledhja e parë ndërqeveritare Shqipëri-Itali, është pikënisje historike për rrugëtimin e përbashkët drejt një Europe më të bashkuar.

“Omnes viae Romam ducunt — Të gjitha rrugët të çojnë në Romë. Mbledhja e parë e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Itali, një pikënisje historike për projekte të reja, për bashkëpunim edhe më të ngushtë dhe për rrugëtimin e përbashkët drejt një Europe më të bashkuar”, shkroi Spiropali në një postim në rrjetin social X.

Shqipëria dhe Italia forcuan sot edhe më tej partneritetin në fusha të rëndësishme, me shkëmbimin e një sërë marrëveshjesh dhe memorandumesh mirëkuptimi, në kuadër të mbledhjes së parë ndërqeveritare mes vendeve të mbajtur në Romë.

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Italisë nënshkruan marrëveshje mbi bashkëpunimin strategjik në fushat e kujdesit shëndetësor, energjisë, mjedisit, industrisë së sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimit të migracionit, arsimit, inovacionit, diasporës, transformimit ekonomik dhe rritjes së zgjuar.

Burimi ATSH

Rama: Qeveria do të përmbushë çdo detyrim ndaj qytetarëve

Kryeministri Edi Rama garantoi sot mbështetje të plotë për qytetarët e prekur nga situata e përmbytjeve, duke theksuar se qeveria…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Qeveria do të përmbushë çdo detyrim ndaj qytetarëve

Kryeministri Edi Rama garantoi sot mbështetje të plotë për qytetarët e prekur nga situata e përmbytjeve, duke theksuar se qeveria…