Shqipëri-Itali, marrëveshje bashkëpunimi për neonatologjinë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, pas mbledhjes së përbashkët të qeverive mes Shqipërisë dhe Italisë tha, se marrëveshja e nënshkruar sot me qeverinë italiane në fushën e Neonatologjisë në Shqipëri, përfshin grantin e qeverisë italiane për të mbështetur këtë shërbim, si një investim për të ardhmen.

“Patëm një takim shumë të rëndësishëm me homologun dhe kolegun, ministrin Orazio Schillaci, ku kemi rakorduar bashkëpunimin për ngritjen e Rrjetit Kombëtar të Onkologjisë, por edhe për Institutin Kombëtar të Onkologjisë në Tiranë, një bashkëpunim strategjik që vë bazat për të gjithë programin e ripërtëritjes së onkologjisë në Shqipëri. Një fushë tjetër shumë e rëndësishme që është e lidhur ngushtësisht me onkologjinë është edhe ajo e diagnostikës, dhe ky është një tjetër fokus që kemi në bashkëpunimin dhe në bisedat që bëmë sot me homologun Schillaci”, tha ministrja Sala.

Në pr.buxhetin e vitit 2026, qeveria shqiptare ka parashikuar një fond të posaçëm për barnat antitumorale, në funksion të përmirësimit të trajtimit për pacientët onkologjikë.

“Ky fond mundëson futjen e barnave të reja dhe gjithashtu rritjen e shumëllojshmërisë së indikacioneve për t’i përdorur këto barna, në funksion të një cilësie më të mirë të trajtimit për pacientët”, bëri të ditur ministrja Sala.

Ndërkohë, Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për alokimin e fondit prej 200 milionë lekësh, për nevojat urgjente të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për barnat.

Burimi ATSH

Lamallari: 380 të dënuar lirohen menjëherë nga amnistia penale

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari u shpreh sot në një intervistë televizive, se kriteri që udhëheq Amnistinë Penale është rrezikshmëria…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia