Vengu: Shqipëri-Itali, marrëveshje në industrinë e mbrojtjes dhe ngritjen e sistemit europian të numrit të emergjencave

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, foli sot lidhur me mbledhjen e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, e cila do të zhvillohet nesër në Romë.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, foli sot lidhur me mbledhjen e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, e cila do të zhvillohet nesër në Romë.

“Nesër do të kemi një takim ndërqeveritar, i pari i këtij niveli të lartë me Italinë, duke zbatuar marrëveshjen e partneritetit strategjik mes dy vendeve,” deklaroi ministri Vengu.

Ai theksoi se një komponent i rëndësishëm i këtij takimi janë edhe takimet bilaterale të ministrave me homologët e tyre, përfshirë atë me ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto.

“Homologu im ka qenë një partner i fuqishëm sa i përket mbështetjes që aleanca jep për Shqipërinë, por edhe për ndarjen e përgjegjësive, sidomos në komponentin detar në Adriatik dhe Jon,” tha Vengu.

Ministri bëri të ditur se mes Shqipërisë dhe Italisë do të nënshkruhen disa marrëveshje në fushën e mbrojtjes dhe të mbrojtjes civile.

“Projektbuxheti parashikon mundësinë e financimit të huaj për nevojat e emergjencave civile, dhe kjo do të konkretizohet përmes një marrëveshjeje me shtetin italian për financimin e ngritjes së sistemit 112, sistemit europian të numrit të emergjencave, një detyrim dhe një nevojë urgjente për vendin tonë”, u shpreh ministri.

Një tjetër marrëveshje do të nënshkruhet në fushën e industrisë ushtarake.

“Praktikisht kemi ngritur nivelin e partneritetit në mbrojtje dhe siguri, pasi marrëveshja e fundit ishte firmosur në fillim të viteve ’90. Ishte e nevojshme një përditësim, veçanërisht në bashkëpunimin në teknologji, inteligjencë artificiale dhe prodhim të përbashkët”, deklaroi ai, duke shtuar se kompanitë italiane janë të interesuara të investojnë në Shqipëri dhe kjo mundësi duhet lehtësuar dhe përqafuar.

Një tjetër element i rëndësishëm, sipas ministrit, lidhet me bashkëpunimin mes forcave detare, përfshirë dhurimin e tre mjeteve detare nga Italia.

“Një prej tyre është bërë publik më herët këtë vit, një anije luftarake dhe dy anije patrulluese – të cilat do të sanksionohen përmes një marrëveshjeje dhurimi ditën e nesërme”, sqaroi Vengu.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e një marrëveshjeje granti, ku përfitues kryesorë do të jenë Emergjencat Civile në nivel qendror dhe vendor.

“Në fakt, i gjithë sistemi ynë i emergjencave civile është ngritur mbi bazën e një partneriteti të fortë me Italinë, e cila shpesh përmendet si shembull për efikasitetin në menaxhimin e emergjencave civile. Këtë model po e ndjekim edhe ne”, përfundoi ministri Vengu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali në Mynih: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO dhe faktor stabiliteti në rajon

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku liderë politikë…

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spiropali në Mynih: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO dhe faktor stabiliteti në rajon

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku liderë politikë…