Gonxhja në Samitin Tourise: Forcojmë pozicionin tonë në hartën ndërkombëtare të turizmit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja gjendet në Samitin Tourise i cili mbahet në Riad (11-13 nëntor) dhe është platforma më e rëndësishme globale që po përcakton horizontet e reja të turizmit botëror.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja gjendet në Samitin Tourise i cili mbahet në Riad (11-13 nëntor) dhe është platforma më e rëndësishme globale që po përcakton horizontet e reja të turizmit botëror.

Samiti Tourise organizohet nën kujdesin e Ministrisë së Turizmit të Arabisë Saudite, ka ndikim të lartë dhe hedh bazat e turizmit të 50 viteve të ardhshme.

“Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë forum shënon një mundësi të vyer për të forcuar pozicionin tonë në hartën ndërkombëtare të turizmit, për të ndarë përvojat tona të suksesit dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi që do të ndikojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë sonë turistike”, u shpreh ministri Gonxhja.

Në Tourise, Gonxhja u takua me Francisco Betti nga World Economic Forum, me të cilin diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, përmirësimin e përvojës së udhëtarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm përmes standardeve të përbashkëta, edukimit dhe fuqizimit të fuqisë punëtore. “Një bisedë me vlerë që forcon vizionin tonë të përbashkët për një turizëm më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës”, e cilësoi këtë takim kreu i MTKS-së.

Më herët ministri Gonxhja u prit nga Lartësia e tij Mbretërore, princi Bader bin Abdullah bin Mohammed bin Farhan Al Saud, njëkohësisht ministër i Kulturës të Mbretërisë së Arabisë Saudite. Ministri u shpreh se, takimi ishte një mundësi e vyer për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, në përputhje me vizionin “Saudi Vision 2030”.

“Biseduam mbi nxitjen e shkëmbimeve kulturore, zhvillimin e industrive krijuese, bashkëpunimin në fushën e filmit, artit pamor dhe ekspozitave, si dhe promovimin e iniciativave të përbashkëta që pasurojnë dialogun kulturor dhe lidhjet midis dy vendeve tona”, tha Gonxhja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Jaupaj: Studim fizibiliteti për menaxhimin e mbetjeve në tre zona strategjike të vendit

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, zhvilloi në Tiranë takimin e radhës të Komitetit Teknik me partnerët francezë, në kuadër të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Studim fizibiliteti për menaxhimin e mbetjeve në tre zona strategjike të vendit

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, zhvilloi në Tiranë takimin e radhës të Komitetit Teknik me partnerët francezë, në kuadër të…