Malaj: Pr.buxheti 2026 parashikon rritje të pagës minimale, reformë të pensioneve dhe lehtësime për fermerët

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Punësimit dhe Financave projektbuxhetin për vitin 2026, në një seancë që u zhvillua pa praninë e opozitës, e cila bojkotoi punimet e komisioneve parlamentare.


Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Punësimit dhe Financave projektbuxhetin për vitin 2026, në një seancë që u zhvillua pa praninë e opozitës, e cila bojkotoi punimet e komisioneve parlamentare.

Malaj theksoi se projektbuxheti 2026, me shpenzime totale prej 886,7 miliardë lekësh, ruan ekuilibrin mes qëndrueshmërisë fiskale dhe mbështetjes për zhvillimin social e ekonomik të vendit.

“Projektbuxheti 2026 parashikon shpenzime totale prej 886,7 miliardë lekësh, ose 31,9% të PBB-së, me një rritje prej rreth 55 miliardë lekësh krahasuar me vitin 2025. Ndërkohë, të ardhurat buxhetore për vitin e ardhshëm janë planifikuar në 823,1 miliardë lekë, ose 29,6% të PBB-së, me një rritje prej 52,9 miliardë lekësh krahasuar me planin e rishikuar të këtij viti”, tha Malaj.

Sipas tij, shtylla kryesore e tij është Reforma e Pensioneve, që nis në janar 2026 dhe do të shtrihet deri në vitin 2030, me një efekt financiar prej 10,4 miliardë lekësh për vitin e ardhshëm.

Gjithashtu, paga minimale do të rritet me 10 mijë lekë, duke arritur në 50 mijë lekë nga 1 janari 2026, me synimin 70 mijë lekë deri në fund të mandatit.

Ministri nënvizoi se do të zbatohet edhe indeksimi periodik i pagave në administratën publike dhe rritje të diferencuara për kategori të caktuara punonjësish.

“Një tjetër element i rëndësishëm është rritja e pagës minimale, e cila do të kalojë nga 40 mijë në 50 mijë lekë në muaj nga 1 janari 2026, duke përfshirë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe privat. Sipas planit afatmesëm, paga minimale do të arrijë 60 mijë lekë në vitin 2028 dhe 70 mijë lekë deri në fund të mandatit. Në buxhet janë parashikuar edhe rritje të diferencuara pagash dhe indeksim periodik për mbi 144 mijë punonjës të administratës qendrore dhe vendore, me një kosto të përgjithshme prej 10 miliardë lekësh”, u shpreh Malaj.

Sipas ministrit, rritja ekonomike për vitin 2026 do të jetë 4%, papunësia do të ruhet në nivelin 8,5%, ndërsa inflacioni pritet të mbetet i qëndrueshëm në 2,2%. Deficiti buxhetor do të ulet në 2,3% të PBB-së dhe borxhi publik në 53,6%.

Malaj theksoi se në Paketën Fiskale 2026 nuk parashikohet asnjë rritje taksash, ndërsa do të zbatohen masa lehtësuese për biznesin dhe fermerët, përfshirë kompensimin e TVSH-së për fermerët në masën 10% dhe rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me normë 5%.

Investimet publike për vitin e ardhshëm do të arrijnë në 179,6 miliardë lekë, ose 6,5% të PBB-së, duke u përqendruar në infrastrukturë, energji të rinovueshme, digjitalizim dhe projektet e Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Lamallari: Masa urgjente për forcimin e kontrollit dhe rritjen e sigurisë në burgje

Pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga Spitali Rajonal i Durrësit, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thirri sot në…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Lamallari: Masa urgjente për forcimin e kontrollit dhe rritjen e sigurisë në burgje

Pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga Spitali Rajonal i Durrësit, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thirri sot në…