Lamallari: Shqipëria 2030 ka nevojë për idetë dhe guximin e të rinjve

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilloi sot një takim me të rinj të cilët i janë bashkuar Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të varësisë falë Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.


Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilloi sot një takim me të rinj të cilët i janë bashkuar Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të varësisë falë Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Ky program, sipas ministrit është një instrument efikas për të integruar në administratë studentët me ambicie për të pasur një karrierë në institucionet publike.

“Kjo praktikë e paguar është një hap i parë shumë i rëndësishëm në rrugëtimin e tyre profesional dhe përvoja që ata fitojnë sot është një investim në besueshmërinë e institucioneve të së nesërmes”, shkruan Lamallari në një postim në rrjetet sociale.

Sipas ministrit, “konsolidimi i Reformës në Drejtësi, përmbyllja e negociatave me BE dhe Shqipëria 2030, pashmangshmërisht duan gjithashtu idetë dhe guximin e të rinjve tanë të mrekullueshëm”.

“Shqipëria ka nevojë për njerëz që besojnë tek shteti i së drejtës, tek puna e ndershme dhe tek e ardhmja europiane. Prandaj ky angazhim i juaji këtu është më shumë sesa një periudhë pune. Është një rrugëtim i gjatë e i bukur në shërbim të vendit dhe të qytetarëve”, shkruan ministri.

Burimi ATSH

Nis në Europe House projekti WISA për fuqizimin e grave në media dhe rritjen e sigurisë digjitale

Në ambientet e Europe House u zhvillua sot ceremonia e lansimit të projektit “Weaving Digital Safety – Albania’s Women in…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nis në Europe House projekti WISA për fuqizimin e grave në media dhe rritjen e sigurisë digjitale

Në ambientet e Europe House u zhvillua sot ceremonia e lansimit të projektit “Weaving Digital Safety – Albania’s Women in…