Shkarpa: Së bashku për një qytet ku çdo fëmijë luan lirshëm dhe i sigurt

Kandidati i pavarur, i mbështetur nga Partia Demokratike, për kreun e bashkisë së Beratit në zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 9 nëntor, Pavlo Shkarpa ftoi sot bashkëqytetarët e tij ta votojnë.


Kandidati i pavarur, i mbështetur nga Partia Demokratike, për kreun e bashkisë së Beratit në zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 9 nëntor, Pavlo Shkarpa ftoi sot bashkëqytetarët e tij ta votojnë, pasi siç shprehet ai, “e dua këtë qytet e kam ëndërra për këtë qytet, por jam gjithashtu kritikues për “plagët” e tij, si dhe vlerësues për punët e mira që Bashkia ka zhvilluar”.

Ai vizitoi sot ish-fushën e vjetër e futbollit, e cila tashmë është shndërruar në një kënd lojërash për fëmijë. Dikur aty luhej futboll i bukur, ndërsa sot kjo hapësirë i është dedikuar lojës dhe argëtimit për më të vegjëlit.

Duke vlerësuar punën e bërë nga paraardhësit, Shkarpa theksoi se “kjo është një vepër e bukur dhe më gëzon të shoh se Bashkia ka investuar për fëmijët tanë.

Megjithatë, më shqetëson fakti që për të luajtur aty fëmijët duhet të paguajnë. Nëse do të jem Kryetar i Bashkisë, do të heq tarifën e hyrjes, ndërkohë që Bashkia do të forcojë rregullat për mirëmbajtjen e këndit, në mënyrë që fëmijët të luajnë aty me siguri dhe dashuri”.

Ai i siguroi bashkëqytetarët beratas se së bashku mund ta bëjnë Beratin një qytet ku çdo fëmijë mund të luajë lirshëm dhe i sigurt.

Marrë nga ATSH

Gonxhja dhe kryebashkiakja Sako në Durrës, plan veprimi për sezonin turistik 2026

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Gonxhja së bashku me kryetaren e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, dhe përfaqësues të…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Gonxhja dhe kryebashkiakja Sako në Durrës, plan veprimi për sezonin turistik 2026

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Gonxhja së bashku me kryetaren e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, dhe përfaqësues të…