Manastirliu në Astir: Shkolla e kopshte pranë çdo komuniteti

Kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu ishte në njësinë administrative nr. 14, një zonë urbane që po njeh një zhvillim të ndjeshëm vitet e fundit.


Kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu ishte në njësinë administrative nr. 14, një zonë urbane që po njeh një zhvillim të ndjeshëm vitet e fundit.

Një projekt i rëndësishëm që po zbatohen për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në këtë zonë, është ai i shkollës së re, e cila do të funksionojë në të njëjtin kompleks me kopshtin dhe çerdhen e re, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt nevojave të komunitetit lokal.

“Do bëjmë edhe më shumë për ‘Astirin’. Tashmë puna ka filluar edhe në Yzberisht, në Kashar për shkollën e re. Janë rreth 2700 nxënës që do të akomodohen në këto investime të nisura, por ajo që ne duam të bëjmë është të shohim përtej investimeve të nisura, çfarë do të bëjmë më shumë për çerdhet, kopshtet, shkollat jo vetëm në ‘Astir’, por për të gjithë Tiranën. Dhe do t’ia dalim falë planit që kemi për të rritur dhe për të zgjeruar rrjetin e institucioneve arsimore në Tiranë, shumë e nevojshme jo vetëm për të reduktuar mësimin me dy turne, që është reduktuar me 70% tashmë falë investimeve të kryera, por edhe për të krijuar shkollën – qendër komunitare – atë shkollën e cila është e hapur edhe pas orarit mësimor, për t’u dhënë fëmijëve gjithë mbështetjen që duhet, për zhvillimin e jetës kulturore, sportive, artistike brenda një mjedisi kaq të sigurt sikurse janë shkollat tona”, u shpreh Manastirliu.

Gjatë takimeve me banorë, biznese dhe pensionistë të njësisë 14, kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës tha se kujdesi për çdo lagje dhe çdo komunitet, është pjesë e planit të saj për ta bërë Tiranën një qytet më të jetueshëm për fëmijët, prindërit, të moshuarit dhe më pranë nevojave të tyre.

Burimi ATSH

Gjinari, destinacioni i preferuar dimëror i vizitorëve

Kryeministri Edi Rama në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur” ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Gjinari, që këto…

Global 360

Osmani: Do të jemi bashkë me Shqipërinë krah SHBA-së në Bordin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh mbrëmjen e sotme pas nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos, ku ajo firmosi krah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Gjinari, destinacioni i preferuar dimëror i vizitorëve

Kryeministri Edi Rama në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur” ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Gjinari, që këto…