Rama ndan pamjet e takimit të Manastirliut me studentë të arkitekturës dhe urbanistikës: Ogerta për Tiranën

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ndau sot pamje nga takimi që kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu zhvilloi me studentë të degëve të arkitekturës, urbanistikës dhe dizajnit të universiteteve publike dhe jopublike në Tiranë.


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ndau sot pamje nga takimi që kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu zhvilloi me studentë të degëve të arkitekturës, urbanistikës dhe dizajnit të universiteteve publike dhe jopublike në Tiranë.

“Ogerta për Tiranën. Tirana 2030 për Shqipërinë 2030”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Takimi u zhvillua në instalacionin më të ri që i është shtuar Tiranës, “Tirana Moons”, në sheshin “Nënë Tereza”, vepër e studios arkitekturore “Precht”.

Takimi kishte për qëllim bashkëbisedimin me të rinjtë që studiojnë për arkitekturë, mbi vizionin e së ardhmes për Tiranën, për ta bërë atë më të jetueshme, më të gjelbër dhe më miqësore.

Duke iu referuar projektit “Tirana Moons”, Manastirliu u shpreh se ky është një model që do të ndiqet edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

“‘Tirana Moons’ është tamam ky oazi i gjelbër dhe krijimi i bibliotekës që rritet çdo ditë. Besoj që kjo është ajo që të rinjtë presin dhe që duan të replikohet edhe në qendra të tjera të qytetit”, tha Manastirliu.

Një prej studentëve u shpreh se, “për sa i përket pjesës së konstruksioneve të reja që po ndërtohen mendoj që po ndërtohet një hierarki shumë e bukur në Tiranë. Pavarësisht një gjë që shpesh e hasim si problematikë është hapësira e parkimit”.

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës ndau me studentët planin për rijetësimin e hapësirave të çliruara dhe ridimensionimin e katit zero, për ta vënë atë në shërbim të qytetarëve, por edhe për të rritur vlerën e biznesit.

Manastirliu u shpreh se, “një prej planeve dhe projekteve tona ambicioze është programi i Rilindjea Urbane 2.0, një program i cili shkon përtej estetikës që lidhet me funksionalitetin tek hapësirat e përbashkëta që duhet t’i shërbejnë komunitetit, tek vlera që ne duhet t’i japim çdo hapësire dhe në këtë pikë tashmë çlirimi i hapësirave është duke ndodhur”.

“Kemi mbi 1000 hapësira tashmë të çliruara, 1000 mundësi më shumë për t’i bërë të vlefshme për komunitetin dhe për të vendosur harmoninë mes asaj që ne duhet të krijojmë për fëmijët, për këndet e lojërave, sheshet e pushimit për familjet, gjithashtu edhe për biznesin, duke i dhënë vlerën dhe rëndësinë që ai ka, por duke e harmonizuar me të tërën”, tha Manastirliu.

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu i ftoi studentët të jenë pjesë aktive të rijetësimit të qytetit përmes angazhimit të tyre, si profesionistë të së ardhmes.

“Bashkia do të jetë kampionia e Paktit për Universitetin edhe në raport me angazhimin e studentëve dhe projekteve të përbashkëta dhe për këtë ne e kemi një plan edhe për angazhimin e gjithësecilit prej jush që jeni një potencial i jashtëzakonshëm”, tha Manastirliu.

Burimi ATSH

Qeveria miraton rregulla të reja për resortet, certifikatë e detyrueshme para lejes së ndërtimit

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e kategorive të strukturave akomoduese.

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Qeveria miraton rregulla të reja për resortet, certifikatë e detyrueshme para lejes së ndërtimit

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e kategorive të strukturave akomoduese.