Sejko–Bassani: Fokus rritja ekonomike dhe kthimi i inflacionit në objektiv

Në kuadër të Mbledhjeve Vjetore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me Antonella Bassani, Zëvendëspresidente e Bankës Botërore për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet më të fundit ekonomike në Shqipëri, si dhe sfidat kryesore që përballon sistemi financiar. Të dy palët vlerësuan bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen teknike që Banka Botërore ka ofruar përmes Qendrës për Ndihmë Teknike në Fushën Financiare (FINSAC).

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në fokus të diskutimeve ishin pritshmëritë për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe kthimi i inflacionit në objektivin 3% gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, ndërkohë që u theksua se rreziqet e brendshme dhe të jashtme mbeten të balancuara.

Guvernatori Sejko nënvizoi rëndësinë e mbështetjes teknike nga Banka Botërore në kuadër të: Projektit rajonal për implementimin e TIPS clone (sistem për pagesat e menjëhershme), dhe hartimit të Ligjit të ri për Bankat, i cili synon të harmonizohet me standardet e Bashkimit Evropian, në funksion të objektivit strategjik të Shqipërisë për integrimin evropian.

Takimi konfirmoi vullnetin për të thelluar bashkëpunimin mes Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore në funksion të modernizimit të mëtejshëm të sektorit financiar dhe forcimit të stabilitetit makroekonomik në vend.

Burimi ATSH

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.