Kalaja e Prezës ndriçon rozë në mbështetje të grave dhe vajzave që luftojnë me kancerin e gjirit

Kalaja e Prezës është ndriçuar në ngjyrë rozë në kuadër të muajit ndërkombëtar të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, si një gjest simbolik mbështetjeje dhe kurajoje për të gjitha vajzat dhe gratë që po përballen me këtë sëmundje.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau pamje nga ndriçimi i kalasë, duke theksuar rëndësinë e këtij muaji për të promovuar parandalimin, kujdesin dhe kontrollin e hershëm shëndetësor.

“Këtë tetor, Kalaja e Prezës ndriçon rozë si mbështetje dhe kurajo për të gjitha vajzat dhe gratë që po luftojnë me forcë sëmundjen, dhe si një kujtesë për rëndësinë e parandalimit dhe kujdesit për shëndetin”, u shpreh ministri.

Gjatë tetorit, institucione publike, monumente historike dhe struktura të rëndësishme në vend janë ndriçuar me ngjyrën simbol të kësaj fushate ndërkombëtare, si një mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të inkurajuar çdo grua të bëjë kontrolle të rregullta.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Katërfishim i të ardhurave në zonat e mbrojtura, menaxhim elektronik në gjithë vendin

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka katërfishuar të ardhurat në periudhën e 3-4 viteve të fundit.

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia