INSTAT: Niveli i varfërisë u ul 0,6% në 2024-ën

Përmirësimi i gjendjes financiare të individëve ka ndikuar në uljen e nivelit të varfërisë në vend.


Përmirësimi i gjendjes financiare të individëve ka ndikuar në uljen e nivelit të varfërisë në vend.

Sipas INSTAT treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, vitin e kaluar shënoi 19,2%, duke pësuar një rënie prej 0,6 pikë përqindje, krahasuar me të dhënat e rivlerësuara për vitin 2023.

Në bazë të dhënave të INSTAT, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2024 është vlerësuar me 324.336 lekë, në krahasim me 262.325 lekë që ishte në vitin 2023.

Në raportin e INSTAT vlerësohet se përfitimet sociale, si pensionet e pleqërisë dhe ato familjare, të përfshira në të ardhurat familjare, kanë ndikuar në uljen e rrezikut për të qenë i varfër.

Ndërkohë që në bazë të dhënave të ardhurat mesatare mujore të disponueshme për frymë/të ekuivalentuara kanë pësuar një rritje me 23,2%, krahasuar me vitin 2023, duke arritur në 51 mijë lekë.

Varfëria sipas grup-moshave dhe strukturës familjare tregon se rënia më e ndjeshme e varfërisë është regjistruar tek fëmijët dhe të rinjtë nën 17 vjeç.

Për grup-moshën aktive (18–64 vjeç), varfëria u ul në 18,6%, ndërsa për moshën mbi 65 vjeç u rrit lehtë në 13,8%.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se familjet me fëmijë mbeten më të ekspozuara ndaj rrezikut për të qenë të varfër krahasuar me familjet pa fëmijë megjithëse të dy grupet kanë shënuar përmirësime krahasuar me një vit më parë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Rritja e pagave të gjyqtarëve nuk mund të jetë mbi të gjithë të tjerët

Kryeministri Edi Rama u rikthye sot te çështja e pagave të gjyqtarëve dhe debatit publik të lidhur me kërkesat për…

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Rritja e pagave të gjyqtarëve nuk mund të jetë mbi të gjithë të tjerët

Kryeministri Edi Rama u rikthye sot te çështja e pagave të gjyqtarëve dhe debatit publik të lidhur me kërkesat për…