Nga arti e sporti te mbështetja e të rinjve në arsim, fokusi i Agjencisë Kombëtare të Rinisë

Kryeministri Edi Rama përcolli sot zërin e disa të rinjve shqiptarë, pjesë e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, të cilët përcollën disa prej arritjeve dhe sfidat me të cilat përballet sot rinia.


Agjencia Kombëtare e Rinisë, një institucion që garanton dhe promovon të drejtat e të rinjve ka në fokus të punës së saj fuqizimin e pozitës së të rinjve në shoqëri dhe krijimin e mekanizmave për nxitjen e politikave rinore.

Të shumtë janë të rinjtë që janë mbështetur nga kjo agjenci përmes programeve dhe projekteve që kanë në fokus rininë.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot zërin e disa të rinjve shqiptarë, pjesë e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, të cilët përcollën disa prej arritjeve dhe sfidat me të cilat përballet sot rinia.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodo vlerësoi rolin e rinisë në shoqëri dhe mbështetjen që duhet të jepet për ta.

“Rinia është energjia më e madhe që ka Shqipëria. Detyra jonë është që ta dëgjojmë, ta mbështesim dhe ta fuqizojmë sepse zhvillimi i vendit nis me zhvillimin e të rinjve. Ky është vizioni ynë i ri. Një Shqipëri që rritet me rininë e saj”, tha ajo.

Betina Sharavolli, artizane nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, si një urë lidhëse midis brezave. Ajo ftoi të rinjtë të bëhen bashkë për të çuar para traditat shqiptare.

Ndërkohë shëndeti mendor mbetet në fokus të punës së AKR-së. Borjana Dine, psikologe u shpreh se gjithnjë e më shumë njihemi dhe përballemi me raste ku të rinjtë kanë nevojë për ndihmë në përballjen me depresionin, ankthin apo probleme të ndryshme emocionale. Ajo theksoi rëndësinë e shëndetit mendor, i cili është po aq i rëndësishëm sa edhe shëndeti fizik.

Mbështetja për të rinjtë me aftësi ndryshe është po ashtu ndër prioritetet e punës së kësaj agjencie. Këtë e dëshmoi edhe Briken Hasimi, student i Universitetit të Arteve, i cili tregoi eksperiencën e tij si i ri me aftësi të kufizuara i cili ka marrë mbështetje nga AKR.

AKR ofron po ashtu mbështetje për të rinjtë e komunitetit rom, duke mbështetur nismat dhe projektet për integrimin e tyre në shoqëri. Franko Veliu, aktivist “Roma Versitas Albania” tregoi se prej shumë vitesh jep kontributin e tij në organizata rome rinore. “Mendoj dhe besoj se në momentin kur qëllimet tona bashkohen me ato të institucioneve shtetërore gjithëpërfshirja bëhet më e arritshme”, u shpreh ai.

Ndërkohë të shumta janë rastet e të rinjve të kthyer nga emigracioni që kanë zgjedhur ta japin kontributin e tyre në Shqipëri.

I tillë është rasti i Odeta Dautit, aktiviste e diplomuar në Londër e cila është kthyer për të kontribuar në vendin e lindjes, në Has. “Kuptova që mundësitë gjenden edhe këtu dhe jemi ne ata që krijojnë mundësitë tona”, tha ajo.

Blendi Avdolli, një i ri që ka marrë Medalje Ari në inteligjencë artificiale nënvizoi rëndësinë e angazhimit të të rinjve për të ndjekur pasionin e tyre në Shqipëri, ku sipas tij “i kanë të gjitha kushtet dhe mundësitë”.

Esmeralda Novruzaj, boksiere, e cila ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Europian si e vetmja përfaqësuese femër në ekipin kombëtar shqiptar kërkoi që të vijojë mbështetja për sportin si katalizatori më i mirë për të rinjtë.

Ndërsa Adela Muçollari, soliste në TKOB, vlerësoi se të rinjtë e angazhuar në art kanë mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë për të treguar talentin e tyre.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Investimet në infrastrukturë, Rama: Elbasani është në pozicion gjeografik strategjik

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste solli në vëmendje disa prej investimeve strategjike në qarkun e Elabsanit, duke…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Investimet në infrastrukturë, Rama: Elbasani është në pozicion gjeografik strategjik

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste solli në vëmendje disa prej investimeve strategjike në qarkun e Elabsanit, duke…