Proda: Oficerët e sigurisë, ura lidhëse midis Policisë dhe shkollave

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, gjatë ceremonisë së zhvilluar në Akademinë e Sigurisë, uroi sot oficerët e rinj të sigurisë dhe theksoi se kjo ceremoni shënon përmbylljen e një etape të rëndësishme në përpjekjet e përbashkëta për të rritur sigurinë në mjediset arsimore.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, gjatë ceremonisë së zhvilluar në Akademinë e Sigurisë, uroi sot oficerët e rinj të sigurisë dhe theksoi se kjo ceremoni shënon përmbylljen e një etape të rëndësishme në përpjekjet e përbashkëta për të rritur sigurinë në mjediset arsimore.

Ai nënvizoi se certifikimi i 112 oficerëve të rinj të sigurisë, pas një trajnimi të plotë në Akademinë e Sigurisë, i bën ata gati të marrin përsipër një detyrë me përgjegjësi të lartë, fisnike dhe delikate: mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve tanë.

“Oficerët e sigurisë nuk janë vetëm për të zbatuar mekanikisht ligjin, por edhe për të ndihmuar, këshilluar dhe edukuar. Ata janë ura lidhëse midis Policisë dhe shkollave, janë aty për të dëgjuar, për të parandaluar, për të ndërhyrë me profesionalizëm dhe për të ndërtuar besim te nxënësit, që çdo shqetësim të adresohet me mirëkuptim dhe kujdes. Detyra juaj kërkon përkushtim, maturi dhe, mbi të gjitha, dashuri për njerëzit”, nënvizoi Proda.

Proda theksoi më tej se “në këtë rrugëtim, Policia e Shtetit do të jetë gjithmonë në krahun tuaj”.

“Që nga viti 2019, në Akademinë e Sigurisë zhvillohet kursi “Trajnimi për oficerët e sigurisë në shkollat publike”, mbi bazën e kurrikulës së miratuar. Gjatë periudhës 2019–2025 janë zhvilluar gjithsej 7 kurse trajnimi për oficerë sigurie në shkolla”, theksoi Proda.

Proda falënderoi Akademinë e Sigurisë për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe trajnerëve e instruktorëve që kanë udhëhequr me profesionalizëm procesin e përgatitjes së kësaj trupe.

“Kudo që të shërbeni, mbani parasysh se detyrën tuaj duhet ta shihni si një mision të përbashkët, të Policisë, shkollës, komunitetit dhe shoqërisë. Edhe pse nuk mbani uniformë policie, konsiderojeni veten si të tillë, për sigurinë e fëmijëve tanë. Vetëm së bashku mund të garantojmë që shkolla të jetë vendi më i sigurt për fëmijët tanë”, u shpreh Proda.

Burimi ATSH

Koçiu në Durrës: Rreth 800 banorë të evakuuar nga përmbytjet, 300 në struktura pritëse

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, bëri të ditur se qytetarët e evakuuar janë sistemuar në strukturat e Konveleshencës…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Koçiu në Durrës: Rreth 800 banorë të evakuuar nga përmbytjet, 300 në struktura pritëse

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, bëri të ditur se qytetarët e evakuuar janë sistemuar në strukturat e Konveleshencës…