Botërori 2026, Shehu dhe Laçi për ndeshjen kundër Serbisë: Të japim maksimumin

Në prag të sfidës kualifikuese ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, mesfushorët Qazim Laçi dhe Juljan Shehu dolën sot në një konferencë për media, e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.


Në prag të sfidës kualifikuese ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, mesfushorët Qazim Laçi dhe Juljan Shehu dolën sot në një konferencë për media, e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Të dy futbollistët theksuan rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe u shprehën se ekipi do të hyjë në fushë me synimin për të marrë një rezultat pozitiv.

Julian Shehu tha se pavarësisht presionit që ka ndeshja ndaj Serbisë, të gjithë djemtë janë futbollistë profesionistë dhe nënvizoi se dëshira e të gjithë skuadrës është të vazhdojë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026.

Ai u shpreh se për futbollistët profesionistë presioni është gjë normale.

“Është një ndeshje pa dyshim e rëndësishme për ne, por ne do të shkojmë aty për të marrë maksimumin e mundshëm”, tha ai për sfidën ndaj Serbisë.

Për ndryshimin e stadiumit, ai theksoi se nuk është çështje që i takon lojtarëve.

“Për ne është e rëndësishme që të gjithë të jemi të fokusuar dhe të përqendruar te objektivi që kemi për këtë ndeshje. Do të shkojmë aty për të dhënë maksimumin tonë, për të marrë tre pikët. Kjo është më e rëndësishmja për ne. Nuk kemi folur akoma me çunat, sepse nuk jemi grumbulluar të gjithë. Jemi shumë pak lojtarë për momentin. Për ne është e rëndësishme, pavarësisht stadiumit dhe fushës, të shkojmë aty dhe të marrim maksimumin”, tha Shehu.

Mesfushori u shpreh se kjo është ndeshje e rëndësisë shumë të madhe, për vetë faktin se nga kjo ndeshje vendoset edhe vazhdimësia e objektivit që kemi për të shkuar në Botëror.

“Është ndeshje decizive për objektivin që ne kemi, prandaj jemi shumë të përqendruar që të marrim maksimumin dhe të vazhdojmë ëndrrën që kemi për të shkuar në Botëror”, theksoi ai.

Ndërsa mesfushori tjetër i Kombëtares, Qazim Laçi u shpreh se skuadra është gati dhe e motivuar për të dhënë maksimumin në përballjen ndaj Serbisë, me synimin për të mbajtur gjallë ëndrrën e Botërorit.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Është ndeshje vendimtare. Ne jemi profesionistë. Jemi mësuar me presionin, secili te ekipi i vet. Objektivi është të marrim 3 pikët, për ëndrrën tonë për të shkuar në Botëror. Kështu duhet ta përgatisim, pra të marrim fitoren”, tha ai.

Laçi u shpreh se, “kur je me Kombëtaren duhet të japësh më shumë, pasi e ke detyrim sepse përfaqëson kombin. Kam dhënë maksimumin me Shqipërinë për të marrë fitore dhe kështu do të vazhdojë. Shpresoj për një fitore në Serbi”.

Mesfushroi theksoi se kjo ndeshje do të ketë shumë emocion.

“Si profesionistë duhet të jemi të qetë, të kemi përqendrim dhe të shikojmë çdo detaj. Pikërisht kjo pikë do të bëjë diferencën. Aty do të fokusohemi për të marrë tre pikët”, shtoi ai.

Laçi u shpreh se Serbia është kundërshtar i fortë.

“Në takimin e parë në “Air Albania” treguam se presionin e evituam. Treguam se kishim mundësi ta fitonim, pavarësisht se doli barazim. Nga ana jonë, duhet të jemi të përqendruar. Detajet do të bëjnë diferencën. Të dyja ekipet do të jenë të mbyllura, si ndeshja e parë. Por ne e kemi në dorën tonë. Do të futemi që në minutën e parë për të marrë tre pikët”, tha ai.

Pavarësisht ndryshimit të stadiumit, Laçi u shpreh se, Serbia luan në shtëpinë e saj dhe do të jetë e vështirë

“Do të përgatitemi për të marrë 3 pikët. Do të jetë vendimtare për ëndrrën e Botërorit”, tha ai.

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i konsideroi sot kërcënime deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali…

Global 360

Rutte: Forumi i Mbrojtjes Kibernetike në Tiranë, i jashtëzakonshëm për të ndarë ekspertizën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dha sot një mesazh online në Konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i konsideroi sot kërcënime deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali…