Salla: Nga 1 janari, kontrolle intensive për verifikimin e standardeve të produkteve ushqimore

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), do të hartojë një plan kombëtar monitorimi për kontrollin periodik të produkteve ushqimore, me fokus te garantimi i sigurisë ushqimore dhe përmirësimi i standardeve të etiketimit.


Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), do të hartojë një plan kombëtar monitorimi për kontrollin periodik të produkteve ushqimore, me fokus te garantimi i sigurisë ushqimore dhe përmirësimi i standardeve të etiketimit.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2027 në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, bëri të ditur se “duke filluar nga 1 janari do të nisim një punë intensive kontrolli nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në bashkëpunim edhe me Laboratorin e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV)”.

Sipas tij, plani do të përfshijë inspektimet në terren dhe analizat laboratorike në bashkëpunim me laboratorin e ISUV-it.

Salla tha se “buxheti për këtë proces do të planifikohet që në fillim të vitit, në mënyrë që të mundësohet monitorimi periodik i produkteve dhe verifikimi i përputhshmërisë së tyre me standardet e Bashkimit Evropian”.

Një vëmendje e veçantë, u shpreh Salla, do t’i kushtohet produkteve të qumështit dhe problematikave të sektorit, veçanërisht saktësisë së informacionit të vendosur në etiketa.

“Etiketimi do të mbulojë një pjesë shumë të mirë të të gjithë shqetësimeve që lidhen me konsumatorin shqiptar, por edhe për sigurinë ushqimore. Këtë proces ne do ta kryejmë bashkë me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit”, tha Salla.

Ministri Salla paralajmëroi se për subjektet që nuk respektojnë kërkesat ligjore dhe standardet e etiketimit do të merren masa, deri në bllokimin e aktivitetit, me qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe garantimin e sigurisë ushqimore.

Ministri Salla u ndal edhe tek procesi i kategorizimit të 900 subjekteve të sektorit ushqimor, në bashkëpunim me ekspertë të Bashkimit Evropian dhe trupën lituaneze, për përafrimin e tyre me standardet evropiane.

Salla bëri të ditur se mbi 600 subjekte janë aktualisht pjesë e këtij procesi, ndërsa synohet që deri në fund të vitit të përfundojë kategorizimi i 900 subjekteve në të gjithë vendin.

Ai tha se subjektet do të klasifikohen në katër kategori, në varësi të përmbushjes së kërkesave higjieno-sanitare dhe standardeve të sigurisë ushqimore.

“Kategoria e parë përfshin subjektet që plotësojnë të gjitha standardet evropiane, ndërsa kategoritë e tjera parashikojnë përmbushjen graduale të kushteve dhe investimeve të kërkuara nga AKU. Për subjektet që nuk plotësojnë kriteret do të parashikohet mbyllja e aktivitetit”, tha Salla.

Në kuadër të forcimit të kapaciteteve laboratorike, Salla informoi se do të ngrihen shtatë laboratorë të rinj, njëri prej të cilëve do të jetë i dedikuar për analizat e qumështit.

Ky laborator synon të mundësojë kryerjen e analizave të akredituara, në përputhje me kërkesat e tregut dhe standardet evropiane.

Ministri bëri të ditur se ky proces do të mbështetet edhe nga një projekt prej 13,5 milionë eurosh, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe qeverinë gjermane, i cili synon forcimin e kapaciteteve të trupës inspektuese dhe të personelit laboratorik.

“Këto masa synojnë të adresojnë problematikat e sektorit të qumështit dhe përpunimit të tij, duke garantuar cilësinë e produkteve, transparencën për konsumatorët dhe përmbushjen e detyrimeve në kuadër të procesit të integrimit evropian”, tha Salla.

Marrë nga ATSH

Salla: Nga 1 janari, kontrolle intensive për verifikimin e standardeve të produkteve ushqimore

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), do të hartojë një plan kombëtar…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Salla: Nga 1 janari, kontrolle intensive për verifikimin e standardeve të produkteve ushqimore

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), do të hartojë një plan kombëtar…