
Shërbimet që ofrohen brenda 24 orëve për qytetarët nga Kadastra, procedurat dhe tarifa shtesë
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka publikuar detaje lidhur me hapat që duhet të ndjekin qytetarët për të përfituar nga shërbimet kadastrale të përshpejtuara brenda 24 orëve, të njohura si shërbimet FAST.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka publikuar detaje lidhur me hapat që duhet të ndjekin qytetarët për të përfituar nga shërbimet kadastrale të përshpejtuara brenda 24 orëve, të njohura si shërbimet FAST.
Janë 24 shërbime kadastrale që u mundësohet qytetarëve me procedurë të përshpejtuar.
ASHK sqaron se aplikimi për shërbimet e përshpejtuara shoqërohet me një tarifë shtesë, e cila aplikohet përtej tarifës për shërbimin përkatës.
Fillimisht qytetari duhet të identifikojë shërbimin për të cilin dëshironi të aplikojë dhe të verifikojë nëse ai ofrohet me procedurë FAST.
Më pas, ndjek hapat e zakonshëm për plotësimin e formularit të aplikimit përmes e-Albania. Lista e shërbimeve që ofrohen brenda 24 orëve është e publikuar në faqen zyrtare të Kadastrës. https://www.ashk.gov.al/sherbime/
Kadastra thekson se për shërbimet FAST aplikohet një tarifë shtesë duke filluar nga 2,000 lekë, 5,000 lekë, 8,000 lekë deri në në 10000 lekë.
Sipas procedurës së publikuar nga ASHK, në hapësirën e dedikuar për zgjedhjen e shërbimeve, qytetari duhet të shtyp fillimisht opsionin “Fshi”, për të hequr shërbimin e paracaktuar. Më pas, të njëjtin shërbim duhet ta kërkojnë sërish duke vendosur parashtesën “PP-” përpara emërtimit të tij.
Ky veprim mundëson identifikimin dhe përzgjedhjen e shërbimit përmes procedurës FAST.
24 shërbimet që ofrohen me procedurë të përshpejtuar (brenda 24 orëve)
- Aplikim për regjistrimin e kontratave të shitjes
- Aplikim për regjistrim të kontratës së dhurimit
- Aplikim për regjistrim për heqje dorë nga pronësia
- Aplikim për regjistrimin e kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë se dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës, për kredi me vlerë deri në 1.000.000 lekë
- Aplikim për regjistrimin e kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë se dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës, për kredi me vlerë 1 000.000 – 10 000 000
- Aplikim për regjistrimi e kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë se dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës, për kredi me vlerë mbi 10 000 000 lekë
- Regjistrim i hipotekës gjyqësore – për garantimin e vlerës së detyrimit, të përcaktuar në vendimin gjyqësor të formës së prerë, deri në 1.000.000 lekë
Regjistrim i hipotekës gjyqësore – për garantimin e vlerës së detyrimit, të përcaktuar në vendimin gjyqësor të formës së prerë, nga 1 000.000 – 10 000 000 lekë - Regjistrim i hipotekës gjyqësore – për garantimin e vlerës së detyrimit, të përcaktuar në vendimin gjyqësor të formës së prerë, mbi 1.000.000 lekë
Regjistrim i kontratave të tjera të hipotekës - Regjistrimi i cedimit (kalimit) të hipotekës
- Aplikim për fshirjen e hipotekës (kontraktore, gjyqësore, apo ligjore)
- Aplikim për regjistrimin e kontratës së shitjes, shkëmbimit, ose dhurimit, me rezervë/kusht të pasurisë së paluajtshme
- Pasqyrim i bashkëpronësisë bashkëshortore në regjistrimet e mëparshme
- Regjistrimi i sekuestros mbi pasurinë
- Aplikim për regjistrim të vendimit gjyqësor për vendosjen e masës së sigurimit të padisë
- Aplikim për regjistrim të aktit noterial për pezullimin e veprimeve të regjistrimit
- Aplikim për regjistrim të kërkesë padisë 1000 lekë
- Aplikim për regjistrim të të drejtës së parablerjes
- Aplikim për regjistrim të prokurës
- Aplikim për lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale
- Aplikim për lëshim kopje kartele të pasurisë
- Aplikim për lëshim certifikatë pronësie
Regjistrim i pezullimit te ekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë
















