Ambasadorja e BE-së: Avokati i Popullit, partner i rëndësishëm në forcimin e llogaridhënies demokratike

Fuqizimi i institucionit të Avokatit të Popullit, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe roli i institucioneve të pavarura në procesin e integrimit evropian ishin në fokus të takimit mes Avokatit të Popullit, Endrit Shabani, dhe ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.

Gjatë takimit, ambasadorja prezantoi gjetjet e Raportit të Zgjerimit të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2026, ku nënvizohet nevoja për mbështetjen dhe forcimin e këtij institucioni.

Shabani bëri të ditur se institucioni po përballet me rritje të ngarkesës së punës, pasi numri i ankesave të qytetarëve është shtuar me rreth një të tretën krahasuar me një vit më parë. Paralelisht, roli i Avokatit të Popullit po zgjerohet në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe përafrimit të legjislacionit shqiptar me acquis communautaire.

Ambasadorja Moreira de Sousa theksoi se raporti evidenton mungesën e burimeve njerëzore dhe financiare në zyrat rajonale të Avokatit të Popullit, duke kërkuar që këto problematika të adresohen nga Kuvendi.

Shabani propozoi që zbatimi i rekomandimeve të institucioneve të pavarura të përfshihet si pikë e përhershme në dialogun mes Bashkimit Evropian dhe qeverisë shqiptare për Kapitullin 23.

Në takim u diskutua edhe për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, zbatimi i të cilave vlerësohet si sfidues në raportin e Komisionit Evropian, si dhe për perspektivën e të rinjve në një Shqipëri evropiane, ndërtimin e institucioneve demokratike dhe përgjegjësitë që shoqërojnë anëtarësimin në BE.

Ambasadorja e Bashkimit Evropian e cilësoi Avokatin e Popullit një partner të rëndësishëm në mbikëqyrjen institucionale dhe forcimin e llogaridhënies demokratike, duke rikonfirmuar mbështetjen e BE-së për rritjen e rolit të këtij institucioni në procesin e integrimit.

Burimi ATSH

Ambasadorja e BE-së: Avokati i Popullit, partner i rëndësishëm në forcimin e llogaridhënies demokratike

Fuqizimi i institucionit të Avokatit të Popullit, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe roli i institucioneve të pavarura në…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia